Futboll Kategoria Superiore Sport

U MBYLL FAZA E PARË NË SUPERIORE/ Vllaznia me hap kampioni, kurrë kaq mirë në 10 vite. Ja statistikat…

Vllaznia mbylli një fazë të parë të shkëlqyer, teksa në 9 javët e fillimit regjistron startin më të mirë në kampionat gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Ecuria e sivjetshme e kuqebluve ka qenë shumë e mirë në rezultate, jo me kot shkodranët kryesojnë renditjen e kampionatit pas përfundimit të fazës së parë. Starti është i mbarë dhe Vllaznia duket në rrugën e duhur. Mjafton t’i referohemi statistikave, teksa skuadra e sivjetshme është më e suksesshmja në dekadë.

Asnjëherë më parë gjatë kësaj periudhe 10- vjeçare, Vllaznia nuk ka qenë në vend të parë pas përfundimit të 9 javëve të para të sezonit, madje as në të dytin. Nuk kishte ndodhur në asnjë rast gjatë kësaj periudhe kohore që Vllaznia të grumbullonte 19 pikë.

Këto statistika janë një tregues i qartë i ndryshimit të skuadrës së këtij sezoni me ato të edicioneve të kaluara. Në 9-të takime Vllaznia ka arritur të fitojë 6 përballje, të barazoj 1 dhe të humbasë 2 të tilla. Skuadra e sivjetme ka sulmin më të suksesshëm. Ndërsa golat i ka pësuar vetëm në 3 sfida. Por më shumë se rezultatet, të besuarit e Brdariç janë gjithashtu edhe ekipi që ka zhvilluar edhe lojërat më të bukura në këto vitet e fundit. Të gjitha këto dëshmojnë një ndryshim të madh të pësuar në këtë vit dhe të gjithë shpresojnë që kjo ecuri të vazhdojë deri në fund.

Mungesat – Vllaznia do të ketë dy mungesa të sigurta para takimit me Apoloninë, përveç Dungës. Për këtë takim tekniku Brdariç nuk do të ketë qendërmbrojtësin Imami dhe mesfushori e qendrës Krymi. Që të dy janë të pezulluar pasi në përballjen ndaj Laçit kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Në dyshim gjithashtu është edhe Viktor Da Silva, i cili nuk është stërvitur dje me skuadrën, por ka punuar individualisht. Braziliani ka ndierë një shqetësim muskulor dhe është në dyshim për sfidën e nesërme.

Related posts

Partizani me sytë nga Skënderbeu, “veteranët” në mes të “katër rrugëve”

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Naby Keita zbulon pse zgjodhi Liverpool përpara Bayern Munchen

Isa.Autor

RONALDO I SHQIPËRISË/ GREZDA zbulon FAJTORIN e humbjes ndaj Izraelit

Isa.Autor

Leave a Comment