Futboll Premier League Sport

CHELSEA HEDH KANDIDATURËN PËR TITULL/ Sarri debuton me fitore në ANGLI / VIDEO

Maurizio Sarri ka nisur si mos më mirë aventurën e tij me Chelsea, pasi skuadra e tij mposhti 3-0 Huddersfield duke marrë edhe tri pikët e para të këtij sezoni.

N’Golo Kante dhe Jorginho shënuan në pjesën e parë ndërsa Pedro në të dytën, për të sigluar kështu një fitore të merituar për Blutë, që për këtë ndeshje ishin veshur me të verdha. Marcos Alonso goditi edhe shtyllën, përveç se ishte lojtari që siguroi penalltinë e shndërruar në gol nga mesfushori italian i mbërritur në Londër bashkë me Sarrin.

Serinë e golave e hapi kampioni i botës Kante në minutën e 34-t, i cili goditi me shumë qetësi drejt portës së Huddersfield duke dërguar topin në rrjetë. Jorginho shënoi golin e dytë në minutën e fundit të pjesës së parë, duke realizuar mjeshtërisht nga pika e bardhë.

Pedro Rodriguez vulosi fitoren për Chelsean, kur shënoi dhjetë minuta nga fundi golin e tretë për të skuadrën e tij, i nxjerrë i vetëm përballë portierit kundërshtar nga një pasim i Hazard. Belgu nuk luajti titullar por me kalimin e minutave Sarri vendosi ta aktivizonte në vend të Willian për të mos rrezikuar.

Deutim perfekt edhe për portierin më të shtrenjtë në botë, Kepa Arrizabalaga, i cili luajti titullar dhe tregoi cilësitë e tij sa herë që ishte e nevojshme. Spanjolli u bë lojtar i Chelseat vetëm prej dy ditësh, por menjëherë u fut mes shtyllave dhe tregoi atë që dinte të bënte.

Related posts

U VONUA NË DITËN E NDESHJES/ Ilir Daja dënon sulmuesin që kishte edhe te Partizani

Delo.autor

Milan në ‘ankth’, Real Madridi ‘piketon’ Romagnolin për të përforcuar mbrojtjen

Q.Autor

10 uniformat më të bukura në historinë e Serisë A (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment