Futboll La Liga Sport

U SHKARKUA PAS DISFATËS NDAJ BAYERN/ Ish-trajneri i Barcelonës: E kam kaluar zhgënjimin, dua të kthehem në punë

Kike Setien po pret me padurim rikthimin në një skuadër si trajner. Pas disfatës me Barcelonën, ku humbi 8-2 ndaj Bajernit të Mynihut ai u shkarkua dhe pati disa probleme ligjore me klubin katalanas. Por tani duket se gjithçka është zgjidhur.

Setien thotë se i ka kaluar problemet dhe dëshiron një tjetër aventurë. “Sigurisht që zhgënjimi ishte i madh, por tani e kam kaluar. Shpresoj që të rikthehem sa më shpejt në një skuadër për të filluar përditshmërinë si trajner. Jam i karikuar dhe i motivuar për të bërë mirë. Unë te Barcelona isha mirë dhe kisha raport pozitiv me futbollistët. Nuk kam pasur probleme”, tha Kike Setien.

Related posts

E BUJSHME/ TALENTI SHQIPTAR merr ftesë nga Gjermania, mesfushori gati për…

Isa.Autor

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Drithërima në sekondat e para. Traversa i mohon golin Uzunit

Delo.autor

PAS 4 NDESHJEVE PEZULLIM NGA UEFA/ Jose Mourinho dënohet dhe gjobitet edhe në Serie A

F.autor

Leave a Comment