Futboll Seria A Sport

U ZGJODH “TRAJNERI I VITIT” NË ITALI/ Tekniku Pioli: Me Milanin jemi në fund të një rrugëtimi të tmerrshëm, por…

Stefano Pioli është vlerësuar si “Trajneri italian i vitit” në ceremoninë e çmimeve të dhënë nga “Gazzetta dello Sport”. Për këtë sukses trajneri ka marrë edhe urimet e klubit që në profilin zyrtar shkruante: “Urime trajnerit tonë, krenar për ty”. Dje ai nuk ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp, teksa mendimet e tij në prag të ndeshjes së sotme në 20:45 kundër Xhenoas u ka besuar mikrofonave të televizionit të klubit.

Si është gjendja e skuadrës pas atij barazimi karambolesk?

Më pëlqeu shpirti i garës e pavarësisht se nuk ishte një mbrëmje fatlume, unë ndihem krenar për djemtë e mi. U gjendëm në disavantazh shumë shpejt, pësuam dhe një gol jo fort të merituar, e megjithatë treguam sa të fortë jemi edhe pse patëm disa dëmtime.

Nuk është hera e parë që Milani tregon kurajë…

Kështu duhet të jetë dhe nuk duhet ta humbasim këtë shpirt gare. Duke luajtur gjithmonë me qasje sulmues është normale që të rrezikosh diçka, megjithatë nuk dua që ta humbasim këtë mendësi.

Të dielën problemet i zgjidhi Teo…

Është një lojtar fantastik si shumë të tjerë në këtë skuadër. Ka cilësi teknike dhe fizike të jashtëzakonshme. Mund të përmirësohen në përqendrim, por nga një lojtar që ka të tillë forcë vështirë të pretendosh më tepër.

A ndikon pasioni juaj për basketbollin në përditshmëri?

Janë dy sporte ekipore, por edhe të ngjashme po aq sa të ndryshme. Basketbolli më mahnit dhe e ndjek me shumë vëmendje pavarësisht se shumica e kohës sime është përqendruar rreth Milanit.

Do ta keni shansin të rregulloni gjithçka ndaj Xhenoas?

Nuk do të përdorja termin “gjithçka” sepse kundër Parmës ndërtuam shumë raste, por mund të ishim treguar disi më të shpejtë apo të saktë. Jemi drejt përfundimit të një rrugëtimi të tmerrshëm për këtë pjesë të parë të sezonit, por më parë le të mendojmë për Xhenoan dhe dy ndeshjet e tjera që gjithashtu janë shumë të rëndësishme.

Related posts

PAS STUHISË, WANDA DHE ICARDI BËN PAQE/ Babai i showgirl-it: Nuk kam marrëdhënie të mirë me të, isha me…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ 6 lojtarë rezultojnë pozitivë me COVID-19, klubi i Serisë A pezullon aktivitetin

Delo.autor

Mesfushori i Kombëtares shumë pranë largimit nga ekipi, lëvizje të reja në kampin kuqezi

Sadik.Autor

Leave a Comment