Futboll Sport

MBAPPE HYN NË HISTORINË E FRANCËS/ 4 golat e shënuar ndaj Kazakistanit thyejnë rekordin 63-vjeçar

Franca mposhti Kazakistanin me poker mbrëmjen e djeshme duke shënuar plot 8 gola.

MVP-ja e ndeshjes ishte ylli i PSG-së, Kilin Mbape që shënoi katër gola duke thyer dhe një rekord 63-vjeçar në kombëtaren e ‘’gjelave’’. Mbape bëhet lojtari i pare që shënon katër gola për Francën që nga viti 1958, kur Xhast Fontejn shënonte katër herë përballë Gjermanisë Perëndimore.

22-vjeçari hyn kështu në histori të kombëtares së tij duke arritur një tjetër rekord botëror. Mbape po kalon një formë të shkëlqyeshme duke u bërë protagonist absolut te PSG dhe te Franca, teksa sulmuesi shihet si një ndër yjet më të mëdha të futbollit momentalisht.

Related posts

JA SHIFRA MARRAMENDËSE QË FEDERER/ Nadal e Djokovic marrin për të luajtur në turnetë e “vegjël”

F.autor

PAS LARGIMIT TË CONTE-S/ Situatë kaotike tek Inter, Mourinho kërkon të përfitojë

Delo.autor

Numrat që spikasin në statistikat e Ligës së Kampioneve, 2017-2018

Sadik.Autor

Leave a Comment