Futboll Sport

STATISTIKAT/ Atalanta mes 16 më të mirëve të Europës, ja vlerësimi i mbrojtësit Gjimshiti ndaj Ajax…

Futbollisti i Shqipërisë Berat Gjimshiti kaloi një tjetër mbrëmje me histori së bashku me ekipin e tij Atalantën. Bergameskët mundën të kualifikohen për në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve pas fitores 0-1 ndaj Ajaksit në Holandë. Mbrojtësi kuqezi pati meritë në mbajtjen e paprekur të portës së Atalantës dhe tashmë realizon një tjetër arritje në histori me skuadrën e Gasperinit duke kaluar me sukses fazën e grupeve në dy sezone radhazi në kompeticionin më elitar të klubeve të futbollit.

Në ndeshjen e sotme, 27-vjeçari bëri një paraqitje mjaft të mirë ndaj 4-herë kampionëve të Europës. Ai u vlerësua me notën 7.2 nga “Sofa Score” duke kryer 5 spastrime dhe 5 kapje të sakta topi ndaj kampionëve të Holandës.  Gjimshiti u treguar gjithashtu i saktë duke kryer një ndërhyrje ndaj skuadrës që në 2019 befasoi Europën.

Me arritjen e sotme, Gjimshiti konfirmohet si një lider me shumë rëndësi për të ardhmen.

Statistikat e Berat Gjimshtit ndaj Ajaksit sipas “Sofa Score”

Related posts

Renditja e re e UEFA-s/ Prishtina e parafundit – Trepça e 439-a

Q.Autor

TRANSFERIMI I POGBAS/ Barcelona në pritje të “shfrytëzimit” të rastit për mesfushorin

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ I izoluar prej COVID-19, Dybala mburret me “pajën” e tij si futbollist (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment