Futboll Seria A Sport

YLLI LEAO I THEU REKORDIN PËR GOLIN MË TË SHPEJTË/ Poggi: Nuk po e ndiqja ndeshjen, telefoni u “çmend” nga…

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka vendosur një rekord ditën e sotme në futbollin italian, teksa shënoi golin më të shpejtë në Serinë A, vetëm 7 (6”70) sekonda. Në këtë mënyrë, portugezi ka thyer rekordin i cili mbahej nga ish-lojtari i Piaçencës, Paolo Poxhi më 2 dhjetor 2001 ndaj Fiorentinës për 8”9.

Ka qenë pikërisht Poxhi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, tregon se as nuk ishte duke e parë fare ndeshjen mes Sasuolos dhe Milanit, ku Leao vendosi rekordin.

“Nuk po e shikoja Sasuolo-Milan. Këtë pasdite isha në punë dhe në një moment të caktuar telefoni im u çmend. Njëqind mesazhe në të njëjtën kohë dhe nuk e kuptova pse. Duhet të kishte ndodhur diçka e çuditshme. Është mirë që këto rekorde të përmirësohen me kalimin e viteve. Kishte kaluar me të vërtetë shumë kohë, ndërkohë që nga atëherë kam ndryshuar edhe punë. Kur e shënova atë gol kishte akoma pamje bardhezi.

 Leao është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ajo që ai ka bërë dhe që do ia thonë në fund të pjesës së parë, është e pamundur të realizohet për momentin. Nëse Leao e do dinte, nuk do e kishte thyer rekordin. Në gjithë karrierën time, episodi që mbahej mend më shumë ishte ai gol. Tani më ka mbetur historia e ngjitëseve, Poggi dhe Volpi, në albumin ‘Dolber’. Për atë rekord do i duhet ndihma nga ‘Panini’, që të bëjë një album të ri dhe ngjitësi Leao të bëhet më i kërkuari”, u shpreh Poxhi.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Ja NDESHJET që ju bëjnë me para sot

Isa.Autor

I MAHNITUR NGA YLLI I RI ARGJENTINAS/ Legjenda Hernan Crespo: Ai është kampion i ardhshëm tek Interi

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Klopp mendon shkëmbimin e madh, jep sulmuesin për mbrojtësin e Schalkes…

Delo.autor

Leave a Comment