Futboll Seria A Sport

ZBULON SEKRETIN/ Legjenda e Manchester United: CR7 s’u bë kapiten prej xhelozisë së Rooney

Kristiano Ronaldo kurorëzoi 750 golat në karrierë të mërkurën mbrëma ndaj Dinamos së Kievit dhe tashmë e ka vënë në shënjestër reale golashënuesin e tretë më të mirë të historisë, legjendën Pele, i cili është vetëm 11 gola larg. Pa dyshim që portugezi është mahnitës kur bëhet fjalë për shifrat e tij, por ndërkohë diçka që ka bërë përshtypje është fakti se rrallëherë është konsideruar si kapiten i skuadrave ku ka luajtur. Është i tillë në kombëtaren portugeze, por te Juventusi e ka mbajtur vetëm një herë për pak minuta, te Reali me pikatore në ndeshje të ndryshme, ndërsa te Junajtid, shiriti mund të kishte shkaktuar probleme të mëdha brenda grupit. Këtë fakt e ka zbuluar ditët e fundit Geri Nevill, ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” mes viteve 2004-2006.
Mbrojtësi anësor kujton se ka qenë një nga sponsorët që Kristiano Ronaldo të ishte “shefi” në fushë, por ish-trajneri Sër Aleks Ferguson kishte frikë se mund të ndizte një luftë brenda ekipit. Në vitin 2006, kur Nevill ishte në vitin e tij të tretë në rolin e kapitenit të ekipit, pas një dëmtimi të vuajtur, vendosi që t’i kërkonte legjendës skoceze Ferguson një takim për të dorëzuar gradën e tij të kapitenit.

“Pas një dëmtimi të rëndë u bë e vështirë për mua që të luaja. Më dukej sikur nuk isha më në gjendje dhe i denjë për të qenë kapiteni. Në vitin 2006, ne kishim një skuadër hyjnore me lojtarë si Ronaldo, Runi, Skolls etj… Ndaj shkova të takoja Sër Aleksin, teksa ai po përgatiste një ndeshje dhe i thashë: ‘Bos, nuk jam më i denjë për shiritin e kapitenit, ndaj gjej dikë tjetër ta mbajë’.

Fergi më kthehet me një fytyrë të frikshme: ‘Bir, ti do ta mbash atë m… shiriti dhe do ta alternosh me Gigsin, sepse nëse ia jap Ronaldos, Runi do të çmendet. Por, edhe nëse ia jap Runit, do të çmendet Ronaldo. Madje, edhe nëse ia dhuroj Vidiçit, Ferdinand kush e di se çfarë mund të bëjë’. Dhe mua m’u desh ta mbaja, derisa më pas shiritin e mori Gigsi”, tregoi për “Sky Sport” Geri Nevill.

Related posts

Formacionet zyrtare: Valencia – Real Madrid

Q.Autor

Nga Bonucci tek Higuain/ Ja 10 yjet e Seria A, që mund të lëvizin këtë verë

Isa.Autor

“EJA TEK ATLETICO MADRID”/ Joao Felix thërret yllin e Portugalisë pas Kampionatit Europian, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment