Futboll Sport

ZYRTARE/ Aventura e tij e katërt me klubin ballkanas, skuadra e njohur rikthen në pankinë trajnerin spanjoll

Ish-trajneri i njohur spanjoll Manolo Himenez rikthehet trajner i AEK-ut të Athinës, për të katërtën herë në karrierë pasi ka firmosur një kontratë deri në qershor të 2022 me klubin e njohur grek.

57-vjeçari spanjoll ka zëvendësuar teknikun italian Masimo Karrera, i shkarkuar javën e kaluar pas një viti në stolin e skuadrës nga Athina për arsye të eleminimit nga grupet e Europa Ligës.

AEK-u renditet në vendin e katërt në kampionat, 8 pikë pas Olimpiakosit kryesues. Himenez me AEK-un ka fituar në vitin 2011 Kupën e Greqisë dhe kampionatin në vitin 2018.

Related posts

Donis Avdijaj nuk ndalet shënon gol të bukur në Holandë

Sadik.Autor

OFERTA E ÇMENDUR ARABE PËR VINICIUS/ Një miliard në pesë vjet dhe 350 milionë euro për Real Madridin

F.autor

​Barcelona nuk heq dorë, dëshiron transferimin e Angel Di Mara

Q.Autor

Leave a Comment