Futboll Sport

ZYRTARE/ Ballkani bëhet me trajner të ri, Bledi Shkëmbi emërohet “timonieri” i ekipit nga Suhareka

Tashmë është zyrtare, Bledi Shkëmbi është trajneri më i ri i klubit të Ballkanit.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike, skuadra nga Suhareka ku me anë të një postimi në faqen e saj në rrjetin social “Facebook” komunikon se trajneri korçar do të drejtojë në vazhdim Ballkanin:

“Mirësevjen Bledi Shkëmbi,

Të dashur tifoz,

Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi 🙏

Na priftë e mbara Suharekë 🙏”, përfundon postimin klubi i Ballkanit.

Bledi Shkëmbi rikthehet të drejtojë në Kosovë pas eksperiencës me Lirinë e Prizrenit në sezonin 2017/2018.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Alarm në Lojërat Olimpike, shkon në 91 numri i të infektuarve me COVID-19

Delo.autor

MBRON REAL MADRID/ Simeone: VAR është i drejtë për të gjithë, ato marrin më shumë penallti…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti: Batha shënon të tretin, portieri Kuka e pëson me kokë poshtë këmbëve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment