Futboll Sport

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Partizanit nuk gjen rehat në Itali, largohet pas 3 muajsh nga ekipi…

Një lamtumirë paqësore për Deian Boldor me skuadrën e Potencës në Serinë C italiane.

Ish-mbrojtësi i Partizanit përfundoi kontratën në mënyrë konsensuale me skuadrën italiane ku qëndroi vetëm tri muaj. Mbrojtësi rumun 25-vjeçar u aktivizua në total me skuadrën që militon në Serinë C në 13 takime të këtij kampionati.

Lajmin e prishjes konsensuale të kontratës së tij, e publikoi skuadra e Potencës në një komunikatë zyrtare në website-n e saj dhe në rrjetet sociale duke shkruar:

“Skuadra e Potencas komunikon se ka zgjidhur në mënyrë konsensuale raportin me futbollistin Deian Boldor.

Klubi i uron Deianit më të mirën sportive dhe sa më shumë fat në rrugëtimin e karrierës së tij.”, përfundon komunikatën klubi italian.

FOTO

Related posts

E ARDHMJA E GODIN TEK “ZIKALTËRIT”/ Ja ylli që do e zëvendësojë uruguajanin tek Atletico

Delo.autor

“MESSI 33″/ Ja pse SUPERKUPA është HISTORIKE dhe SIMBOLIKE për argjentinasin

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas një goditje nga këndi, Baumgartner ndëshkon Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment