Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Koronavirusi shtyn një tjetër sfidë, shkak infektimet e shumta tek skuadra italiane

Koronavirusi shtyn një tjetër sfidë në Serinë B, pas asaj të Kievos me Çitadelën, aktualisht Liga e Serisë B njofton se pas kërkesës për anulim të sfidës nga ana e klubit të Frozinones për arsye të infektimit masiv të futbollistëve të skuadrës së Alesandro Nestës të shtyhej ndeshja ndaj Pizës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Liga e Serisë B italiane me anë të një komunikate për shtyp në sajtin e saj zyrtar: “Duke parë kërkesën e klubit të Frozinones bazuar në protokoll për çështjet me COVID-19, sfida Piza-Frozinone e vlefshme për javën e 16 të Serisë B 2020/2021 e programuar të luhej të mërkurën e 30 dhjetorit, është shtyrë për një datë të pacaktuar.”

Vlen të theksohet se Frozinone në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Pordenones që barazoi 1-1 në shtëpi kishte vetëm tri lojtarë rezervë, 2 portierë dhe një mesfushor.

Related posts

“KATALANASIT” MORËN LAJMIN E KEQ/ Ja lojtari i prekur nga Covid-19 tek Barcelona

Delo.autor

Një Udinese e veçantë, 11 fanella të ndryshme në fushë ndaj Lazio-s

Sadik.Autor

KONTROLL I PAPRITUR/ Ish-mesfushori i Lazios përfundon në burg, policia i sekuestron kokainë dhe një vlerë prej…

Delo.autor

Leave a Comment