Futboll Seria A Sport

AKORDI NAPOLI-REJA/ Ja 3 arsyet pro dhe kundër për drejtimin e skuadrës së Serisë A…

Edi Reja është njeriu që e ka shpëtuar Napolin disa herë kur ka kaluar momente të vështira. Jo vetëm kaq, por i ka dhënë edhe suksese napolitanëve në të gjitha kategoritë e futbollit italian.

Këtë herë, emri i trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë është sërish në tryezën e presidentit De Laurentis, si zgjidhja për “rrëmujën” e krijuar nga Gatuzo. Ky i fundit është në rrezik shkarkimi, për situatën aspak pozitive te Napoli dhe presidenti De Laurentis ka një ofertë për numrin një të stolit të Kombëtares shqiptare.

PSE MUND TË BËHET

1- Mund të bëhet sepse është një kontratë më shumë, të ardhura më shumë dhe para të shtuara në të njëjtën periudhë kohore.

2- Mund të bëhet për vetë miqësinë e ruajtur prej vitesh mes Rejas dhe De Laurentis. Të dy janë në gjendje që t’i plotësojnë kushtet njëri-tjetrit, vetëm që të shpëtojnë Napolin nga kriza e rezultateve.

3- Mund të bëhet sepse për vetë 75-vjeçarin do të ishte një impenjim pa presion. Nuk do t’i kërkohet asnjë objektiv madhor.

PSE NUK BËHET

1- Nuk mund të bëhet sepse presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk do ta pranonte. Një arsye për këtë do të ishin kritikat e shumta, në momentin e parë që kuqezinjtë do të kishin një rezultat negativ.

2- Nuk mund të bëhet sepse do të ishte shumë impenjative për një trajner të moshës 75-vjeçare, që të mund të përgatisë dhe ndjekë si duhet dy skuadra, në periudhën kur të afrojnë ndeshjet e Shqipërisë.

3- Nuk mund të bëhet edhe sepse aktualisht Reja ka një post të rehatshëm. Qëndron edhe nga shtëpia për të ndjekur gjithçka duhet, njësoj siç qëndroi edhe gjatë periudhës së pandemisë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Di Francesco: Favori ynë është që e njohim shumë mirë si luan Salah!

Sadik.Autor

Kategoria e Dytë Grupi B/ Elbasani shpallet kampion, Orikumi në “Play-Off”

Sadik.Autor

DERBI INTER-MILAN/ Spalletti dhe Gattuso projektojnë formacionet E FRIKSHËM

Isa.Autor

Leave a Comment