Futboll La Liga Sport

COPA DEL REY/ Athletic Bilbao eliminon “Los Blancos” në gjysmëfinale

Real Madridi u eliminua nga Superkupa e Spanjës nga skuadra e Athletic Bilbao. Ekipi madrilen humbi me rezultatin 1-2 pas një ndeshjeje me dy fytyra, pasi ekipi “Los Blancos” luajti vetëm 45 minuta loje.

Pjesa e parë foli totalisht për ekipin mik që gjeti dy herë golin me anë të Raul Garcias. Mbrojtës i krahut të kampionëve, Lucas Vazques ishte antagonisti i ekipit të tij, pasi gaboi dy herë radhazi.

Ai i fali topin kundërshtarit në golin e parë të shënuar në minutën e 18′. Sfera shkoi më pas te sulmuesi kryesor që nuk fali duke përshëndetur rrjetën. Goli i dytë u shënua me penallti, ishte sërish Vazques që e shkaktoi në mënyrë të gabuar në zonë.

Garcia nuk fali as në minutën e 38′ për 0-2. Reali u mundua të rikthej në lojë në pjesën e dytë, por nuk ia doli mbanë. Rrjeta e Karim Benzemasë për 1-2 ishte shumë pak për ekipin e Zidane. Kampionët në fuqi humbin mundësinë që të ruajnë Superkupën dhe humbasin mundësinë e trofeut të parë të sezonit.

Related posts

David Silva rrëfen historinë e vështirë, si fëmija i tij luftoi 5 muaj në spital me vdekjen

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta rinonvon kontratën me ish-lojtarin e Kombëtares…

Delo.autor

Gjak i ri në stol, spikasin Mezani, Dalipi e Ahmataj

Sadik.Autor

Leave a Comment