Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI SIGURON TRANSFERIMIN E PARË TË JANARIT/ Verilindorët përforcohen me mbrojtës boshnjak

Kukësi bën afrimin e parë në merkaton e janarit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se qendërmbrojtësi boshnjak, Numan Kurdiç, mund të quhet lojtari më i ri i verilindorëve. Mësohet se drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me klubin kampion të Bosnjës, Sarajeva, për të huazuar në pjesën e mbetur të këtij sezoni lojtarin 21-vjeçar. Kurdiç është produkt i akademisë së klubit të madh boshnjak, por duke mos pasur hapësira, ka luajtur deri në dhjetor në Superligën serbe me skuadrën e Novi Pazarit.

Qendërmbrojtësi 1.85 metra është aktivizuar në 16 ndeshje, ku titullar ka qenë në 11 prej tyre. Ndërsa me fanellën e Sarajevës në Superligën boshnjake numëron tetë takime. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022, prandaj dhe drejtuesit e dy klubeve gjetën një marrëveshje për huazimin 6- mujor te Kukësi.

Për herë të fundit në fushë Kurdiç ka qenë më 16 dhjetor në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit serb. Pritet që boshnjaku të mbërrijë këto ditë në Tiranë, për të bërë edhe prezantimin.
Ndërkohë, klubi i Kukësit pret të mbyllë marrëveshjen edhe me qendërmbrojtësin e Vardarit, Viktor Velkoski.

Related posts

“KAM 2 VITE QË VRAPOJ MBAS NAPOLIT”/ Agjenti i Hysajt: Pas tre muajsh do të nënshkruaj me…

Delo.autor

Skënderbeu mendjen te CAS/ Përgatitjet do nisin në bazë të vendimit që do jepet në 5 qershor

Sadik.Autor

Zyrtare/ Murray nuk do të luajë në grand slemin e Roland Garros

Sadik.Autor

Leave a Comment