Futboll Seria A Sport

DERBI I ITALISË/ Inter dhuron leksion dhe mposht Kampionët e Italisë në “San Siro”

Interi i ka dhuruar sonte një leksion Juventusit duke e mposhtur 2-0 në “San Siro”, por që mund të kishte shënuar më shumë gola nëse Lukaku dhe Lautaro do të kishin qenë më të saktë përpara porte.

Ndeshje totalisht e dominuar nga zikaltërit e Contes, që e kishte përgatitur në mënyrë perfekte duke bllokuar çdo manovër bardhezi të Pirlos dhe duke mbyllur sidomos fantazinë dhe kualitetin e Cristiano Ronaldo.

I vetmi rast i rrezikshëm i Juventusit është goli i anuluar i Cristiano Ronaldos dhe pak në fund të ndeshjes, kur ka provuar ta rihapë.

Por, mbi 70 minuta, Interi ka bërë çfarë ka dashur me një superBarella, që përveç se dha asistin për golin e parë të Vidal pas 12 minutash, si një motor në mesfushë, realizoi edhe golin e dytë, pas një asist magjik nga Bastoni (rreth 60 metra)

Në mes janë mundësitë e pashfrytëzuara (të paktën 3) nga Lukaku, që gaboi shënjestër, por sidomos edhe dy të Lukakut, fantastik me fizikun e tij. Hakimi në fund mund të kishte shënuar edhe golin e tretë.

Mbyllet 2-0 Derbi i Italisë: leksion zikaltër!

Related posts

I “ÇMENDI” TË GJITHË/ Njihuni me tifozen e “flaktë” të Fiorentinës (FOTOT)

F.autor

MERKATO E JANARIT/ Është rritur në Itali, Tirana drejt marrëveshjes me mbrojtësin 20-vjeçar…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Anglia i shkakton “TËRMET” 5 ballë Panamasë

Isa.Autor

Leave a Comment