Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Super sfida Partizani-Tirana, ja pse mund të jetë një përballje ndryshe…

Vllaznia po dikton kampionatin dhe, që në krye të herës, mund të thuhet lirisht se ecuria e shkodranëve dikton një derbi ndryshe edhe për Tiranën dhe Partizanin.

Nëse në përballjen e parë, të javës së gjashtë, Partizani kryesonte me kuqeblutë, këtë herë diferenca 9 dhe 12 pikë dikton përkatësisht të kuqtë dhe bardheblutë që të futen medoemos për ta fituar. Vllaznia po marshon duke thelluar distancën, duke mos u dhënë asnjë shans ndjekëseve për të përfituar apo për të pasur “mundësinë që të gabojë”.

Herën e parë, në derbin e muajit dhjetor, ishte thuajse legjitime që të kishte një përballje “shahu”. Një ndeshje e studiuar e me frikën për të mos humbur, aq sa edhe për të mos krijuar raste ideale dhe të shumta shënimi. Kjo, për faktin se Dede ishte rishtar në stolin e bardhebluve, po aq sa edhe Daja në kampin e kuq.

Të dy trajnerët kishin nevojë për të studiuar terrenin, kundërshtarin apo edhe për të njohur më mirë organikën që secili drejtonte, duke qenë se starti i sezonit ishte nxitimthi me ndeshje të ngjeshura. Këtë herë, të dy trajnerët e njohin më së miri organikën që kanë, si dhe kanë pasur mundësinë për të provuar çdo modul loje.

Related posts

FORMULA 1/ Lewis Hamilton më i shpejti në Imola, “pole position” nr.99 në karrierë

Delo.autor

Chelsea hidhet në sulm për zbulimin e Igli Tares, gati SUPER oferta për Lazion

Isa.Autor

TRONDITET JUVENTUS/ Policia ushtron kontroll të befasishëm gjatë natës, shefat në hetim

Delo.autor

Leave a Comment