Futboll Seria A Sport

“DUELI IBRA-LUKAKU? TË DY E EKZAGJERUAN PAK”/ Capello befasohet nga Milan dhe “thumbon” Inter dhe Juventus…

Ecuria pozitive e Milanit këtë sezon në Serie A dhe Europa League është diçka që ka befasuar të gjithë, madje edhe një ish-trajner të famshëm si Fabio Capello.

“Nuk prisja të shihja Milanin në krye. Prisja të shihja Interin dhe Juventusin në epërsi për arsye të ndryshme.

Zikaltërit janë një ekip që tashmë është testuar dhe favorizuar nga të gjithë profesionistët dhe jo vetëm. Conte është në vitin e tij të dytë dhe për këtë arsye ka një lloj vazhdimësie.

Juventus ka pasur hyrjen e Pirlos por ka ardhur nga nëntë tituj radhazi dhe ka një klub të fortë pas tij.

Unë nuk e prisja një afat të gjatë të përshtatjes sepse ai humbi disa pikë me ekipet e vogla dhe ata që duan të fitojnë Scudetto zakonisht nuk lëshojnë shumë pikë me të voglat.

Për Milanin, çfarë të thuash?! Luajti një vit 2020 të jashtëzakonshëm, fantastik dhe ishte befasia e vërtetë për vazhdimësinë e performancës”.

“Milani është një ekip që është rritur shumë për nga cilësia në lojë. Ai bëri disa blerje të shënjestruara. Mandzukic ka cilësi dhe përvojë, karakteristika në bazën e blerjeve. Në futbollin italian, lojtarët e mirë që kanë cilësi bëjnë diferencën. Mario mund të luajë si zëvendës Ibra ose me Ibra. Milani do të jetë konkurrues deri në fund”.

“Ibra dhe Lukaku? Këto janë gjëra që ndonjëherë ndodhin midis lojtarëve. Unë mendoj se ata të dy e ekzagjeruan pak, por gjëja për të cilën më vjen keq është se nuk u luftua për arsye futbolli.

Kur nxjerr faktorë të tjerë jashtë futbollit nuk është kurrë e bukur. Ibra akuzohet për racizëm? Jo, jo! Hajde tani… Racizmi nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi me Lukakun. Në mënyrën më absolute. Zlatan është dikush që ka jetuar një histori të keqe si lufta në Jugosllavi, ai ka babanë mysliman, nëna katolike dhe  sigurisht nuk është racist.

E përsëris, ka pasur shkëmbime shakash të pakëndshme dhe budallaqe”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ S’ka futboll në Serinë A deri datë 14 qershor, ja data e re e rifillimit

Delo.autor

E tradhtojnë nervat Ibrahimovicin! Godet me shuplakë kundërshtarin në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

Kaka: Ronaldo tek Juventus, reklama më e mirë për Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment