Futboll Sport

DRAMATIKE/ Nga rrëzimi i aeroplanit te bombarimet serbe, si i shpëtoi 2 herë vdekjes futbollisti shqiptar

Një shprehje e vjetër popullore thotë: jetëgjati nuk bëhet kurrë jetëshkurtër! Historia e legjendës kosovare Ardian Kozniku është me të vërtetë dramatike, që i ngjan skenareve të filmave. Ai ka arritur t’i shpëtojë 2 herë vdekjes! Bëhet fjalë për vitet e vështira 1990-1992.

Në vitin 1990, Kozniku, luante për Prishtinën në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë, teksa arriti marrëveshjen e madhe me klubin e madh, Hajduk Split.

Ky gëzimi i madh gati sa nuk u shndërruar në tragjedi. Ish-drejtori sportiv i Hajdukut, Jurica Jerkoviç udhëtoi me një Cesna për Koznikun, që ta sillte në Split për nënshkrimin e kontratës. Gjatë kthimit piloti, Matko Raos kishte probleme me motin e rënduar dhe u detyrua të ulte aeroplanin në një livadh në Kralevë të Serbisë. Gjatë uljes aeroplani me të cilin po fluturonte Kozniku u rrëzua, teksa mbetën të lënduar, legjenda kosovare, piloti dhe ish-drejtori sportive i Hajdukut. Për fat të mirë të 3 arritën të shpëtonin.

Ky ishte momenti i parë dramatik për Koznikun, Teksa tmerri i dytë u shënua në një ndeshje në vitin 1992, Hajduku ishte mysafir i Zarës në transfertë, teksa ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Vetëm pak minuta pasi u larguan futbollistët nga fusha në stadium shpërthejnë disa bomba.

Këto bomba u hodhën nga artileria e ushtrisë ish-jugosllave dhe serbe. Ardian Kozniku me shokë shumë shpejt largohen nga aty dhe hipin në anije. Fatmirësisht falë zgjuarsisë së drejtuesve të Hajdukut, i shpëtuan bombardimeve makabër të ushtrisë së pushtuesit serb.

Pas gjithë këtyre peripesive, sakfirica e legjendës kosovare u shpërbly dhe telashet u lanë pas! Kozniku më Hajdukun u bën kampion i parë i shtetit kroat. Jo vetëm kaq Kozniku u shpall shënuesi më i mirë me gjithsej 12 gola, shënuesi i parë më i mirë në kampionatin e parë të pavarur kroat. E jashtëzakonshme, një shqiptar nga Kosova mbetet në histori si shënuesi i parë i kampionatit të parë.

Related posts

Kupa e Mbretit, Barcelona pret Valencia-n në “Camp Nou”

Q.Autor

NDESHJA NDAJ “DARDANËVE”/ Spanja e quan historike: Kosova, kundërshtari ynë i…

Delo.autor

E BUJSHME NGA AMERIKA/ Humbja ndaj McGregor lë pasoja te Cerrone, UFC pezullon “kaubojsin”

Delo.autor

Leave a Comment