Futboll La Liga Sport

DUHET TË GABOJNË RIVALËT NË TË KUNDËRT JEMI LARG TITULLIT”/ Trajneri Koeman: Ja pse Griezmann nuk po luan

Ronald Kuman shpreson që skuadrat në krye të gabojnë dhe në këtë mënyrë Barcelona do të afrohet me kreun. Trajneri i Barcelonës ka thënë se ekipi po tregon rritje nga ndeshja në ndeshje, por gjithashtu tregoi pse nuk po luan Grizman.

PJESA E DYTË – “Duke hequr vetëm 20 minutat e fundit, mendoj se ishim mirë në lojë. Kemi krijuar shumë rrezik dhe nuk është e lehtë që të luash kështu ndaj një skuadre që mbyllet në mbrojtje. Por kishim qetësi dhe pritëm momentin e duhur. Shënuam një gol të rëndësishëm, por patëm edhe 3-4 raste të tjera të shkëlqyera. Loja në pjesën e dytë nuk ishte brilante dhe në fund vuajtëm pak”.

GRIZMAN – “Unë besoj te çdo lojtar i skuadrës, por nëse do të luajmë me 3 mesfushorë, nuk ka vend për 3 sulmues. Me Leon në fushë na duhet dikush që sjell thellësi në lojë dhe Dembelenë që është i shpejtë. Duhet të zgjedh mes Martin dhe Antuanit. Breithueit ka bërë mirë dhe është më shumë numër 9 sesa Grizman, por kemi shumë ndeshje dhe ai do të rikthehet të luajë”.

EFEKTIVITET – “Sigurisht që duhet të përmirësohemi në pasimin e fundit dhe në pozicionimet brenda zonës. Jam i kënaqur me golin e Frenkit, sepse duam që mesfushorët të shënojnë shumë. Pres më shumë efektivitet përpara portës sepse kështu fitohen ndeshjet më lehtë”.

OBJEKTIVAT – “Ky muaj është shumë i rëndësishëm për objektivat që kemi. Do të luajmë shumë ndeshje në transfertë dhe nëse fitojmë aty, sigurisht që kemi shanse. Nuk është aspak e lehtë të fitosh jashtë. Por shpresojmë që edhe ekipet përpara nesh të ndalojnë dhe mund të shkurtojmë diferencat. Duhet të gabojnë ata sepse në të kundërt jemi larg”

Related posts

STATISTIKAT/ Broja është lideri i ri i Premier, vetëm një zbulim i Manchester United rivalizon me shqiptarin

Delo.autor

ARSENAL-WEST HAM/ “Topçinjtë” synojnë fitoren e dytë në Premier, starton Xhaka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MIQËSORJA NDAJ CORNELLAS/ Luan 30 minuta, Aguero gjen golin e parë me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment