Futboll Sport

E BUJSHME/ Beckham në telashe serioze, pasi theu kufizimet anti-Covid në Angli

Një “arratisje”, që konsiderohet e bujshme, ajo që mediat britanike ia atribuojnë David dhe Victoria Beckham. Sipas “Daily Mail”, e gjithë familja ka fluturuar drejt Miami në fshehtësi të madhe për të festuar Vitin e Ri, pa respektuar rregullat e rrepta të bllokimit në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar. Për të anashkaluar bllokimin, Beckham kishte zgjedhur ditën e Krishtlindjes për të udhëtuar me një aeroplan privat, në mënyrë që të shmangnte thyerjen e hapur të kufizimeve të reja anti-Covid, të vendosura nga kryeministri Boris Johnson.

Beckham, së bashku me fëmijët Brooklyn (21 vjeç), Romeo (18), Cruz (15) dhe Harper (9) e kaluan fillimin e vitit të ri në rezidencën familjare të së dashurës së djalit të tyre të madh, Nicola Peltz, në Miami. Një rezidencë me vlerë mbi 30 milionë euro në pronësi të Nelson Peltz, një biznesmen amerikan dhe babai i nuses së ardhshme. Brooklyn dhe Nicola do të martohen vitin e ardhshëm.

Burime pranë ish-kapitenit të Anglisë këmbëngulin se ata nuk kanë bërë asgjë të keqe, pasi David do të udhëtonte për punë, për të ndjekur interesat e Inter Miami, një klub ku është bashkëpronar dhe e ka humbur një betejë ligjore së fundi kundër Interit për emrin. Një mik i familjes i tha “The Sun”: “David dhe Victoria e kishin planifikuar këtë udhëtim prej muajsh të tërë. Ai supozohej të ishte në Miami në janar, para se të fillonte kampionati i MLS, dhe po ndihmon në gjetjen e lojtarëve të rinj”.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Sassuolon me përmbysje falë dyshes Dzeko-Lautaro

Delo.autor

DERBI NDAJ PARTIZANIT/ Lëvizje në formacion dhe në role, ja si ndryshon Dinamo me Devollin trajner…

Delo.autor

Juventusi e shet Sandron dhe Pjanicin, në mënyrë që ta rikthej Pogban

Sadik.Autor

Leave a Comment