Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Ndeshja për klubin e Kategorisë së Parë nis me 4 lojtarë në stol, nuk ka asnjë portier

Kastrioti luan sot në transfertën e Burrelit me 15 lojtarë gjithsej në dispozicion. Sfida është e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë.

Situata për ekipin e Ramadan Ndreut është alarmante. Vetëm katër lojtarë janë në stol, ndërsa asnjë prej tyre si portier i dytë.

I gjithë ekipi është me lojtarë nga edicionet e kaluara. FSHF ndaloii regjistrimin e lojtarëve të afruar gjatë verës, për shkak të merkatos së bllokuar nga FIFA.

Formacioni i Kastriotit: Jaupllari; Gjinollari, Hoxha, Kapllani, Idris, Xhixho, Hasa, Meqja, Oliver Thomas, Meca, Boci

Në stol: Halilaj, Farruku, Kasmollari, Hodo.

Related posts

POLEMIKAT PËR DREJTIMIN E BARCELONËS/ Trajneri Koeman: Dua të jem trajner i katalanasve, por…

Delo.autor

Alarm në PSG: Cavani nuk luan kundër Toulouse, pak ditë nga ndeshja me Madridin

Q.Autor

I ÇOJNË…/ Tifozit të Partizanit i bëjnë një surprizë të pakëndshme pas ndeshjes me Kukësin (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment