Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Roma dhe Juventus projektojnë shkëmbim, verdhekuqtë ofrojnë Xhekon për mesfushorin bardhezi

Fitorja ndaj Specias në kampionat ka forcuar pozitat e Paulo Fonsekës në stolin verdhekuq, por papritur ka dobësuar ato të Edin Xhekos. Sherri mes sulmuesit dhe trajnerit të Romës, pasi ky i fundit ka vendosur t’i heqë shiritin e kapitenit boshnjakut, ka bërë që të ndizen zëra të rëndësishëm merkatoje në këto ditë të fundit. Juventusi, i cili e kishte gjetur një akord me Xhekon që në verë, është rikthyer bindshëm në 48 orët e fundit për të bërë të vetin futbollistin ballkanas, i cili dje ka dhënë OK-in e tij të parë. Nga ana tjetër, edhe Roma ka pranuar idenë e ofruar nga Juventusi: fillimisht shpresohet të bëhet një shkëmbim kokë më kokë me Federiko Bernardeskin, ndërsa në fund të sezonit do të shqyrtohet më qartë situata që Xheko të mbetet më gjatë në Torino, por gjithashtu edhe Bernardeski te Roma.

Në të njëjtën kohë, Juventusi ka marrë përsipër të paguajë gjysmën e rrogës prej 7.5 milionë eurosh të boshnjakut, ndërsa Roma atë të Bernardeskit, i cili fiton “vetëm” 4 milionë euro në vit. Gjithsesi, nëse verdhekuqtë ia kanë shfaqur dakordësinë e tyre “Zonjës së Vjetër” për të dërguar bomberin Edin Xheko në Torino dhe për të marrë në shkëmbim Federiko Bernardeskin, pritet vetëm fjala e sulmuesit bardhezi për të mbyllur me sukses këtë akord shkëmbimi. Orët në vazhdim do të jenë decizive për tratativën Xheko-Bernardeski.
Kosta
“JO” DUGLAS KOSTËS – Juventusi kishte arritur që të hapte bisedimet për Edin Xhekon me Romën që ditën e shtunë, duke u ofruar kryeqytetasve kartonin e Duglas Kostës. Bajerni është i pakënaqur me brazilianin dhe vetë lojtari gjithashtu nuk po luan sa do në Bundesligë, ndaj mund të pranonte transferimin. Por, ka qenë Roma që ka frenuar shkëmbimin Xheko-Kosta, pasi lojtari në pronësi të Juves fiton 6.5 milionë euro në sezon, pak a shumë sa rroga që përfiton edhe ballkanasi.

Related posts

Liverpool-Watford, “Të Kuqtë” s’mund të gabojnë më në kampionat

Q.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Udhëton drejt Italisë për të firmosur me Milan mbrojtësi…

Delo.autor

DUAN BOTËRORIN/ Maradona: Do doja të isha mes kandidatëve për stolin e ARGJENTINËS

Isa.Autor

Leave a Comment