Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Juventus humbet një tjetër titullar për sfidën ndaj Milan, rezulton pozitiv me COVID-19…

Pas Aleks Sandros, Juventusi do të bëjë pa shërbimet e Huan Kuadrados në transfertën e vështirë ndaj Milanit.

Kolumbiani është infektuar me koronavirus, siç raporton Juventusi në kanalet e saj zyrtare ku thotë se Kuadrado është asimptomatik dhe është vetë-izoluar nga pjesa e grupit të skuadrës.

“Juventus komunikon se gjatë kontrolleve të kryera të tamponit është vërejtur një lojtar pozitiv me COVID-19, që është Huan Kuadrado. Lojtari është vetë-izoluar dhe ëshëtë asimptomatik.”, përfundon komunikatën Juventusi.

Një mungesë e rëndësishme për bardhezinjtë që përveç Aleks Sandros humbet dhe Kuadradon. Danilo ndodhet i dëmtuar dhe Pirlo do të provojë Kielinin në të majtë të mbrojtjes edhe pse duhet vlerësuar gjendja e tij pas dëmtimit.

Related posts

COPA DEL REY/ Mbrojtësi Kounde dhuron spektakël dhe zhbllokon sfidën ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Jurgen Klopp gjen zëvëndësuesin e Coutinho-s, në Portugali

Q.Autor

“NUK DUHET TË ISHA UNË KAPITENI I KOMBËTARES”/ Flet Memushaj: Dal me karton të kuq vetëm me 1 kusht…

Delo.autor

Leave a Comment