MMA Sport

U MPOSHT ME “KO” NË RAUNDIN E DYTË/ McGregor tregon arsyen e humbjes nga Dustin Poirier

Dustin Poirier e ka mposhtur Conor McGregorin në eventin e sotëm të UFC 257 me nokaut teknik.

Edhe pse McGregor pati iniciativën dhe sulmonte në vazhdimësi, në mesin e raundit të dytë Poirier pati disa goditje të fuqishme, të cilat nuk mundi t’i përballonte ‘The Notorious”, duke u mundur.

Pas ndeshjes, McGregor tha se humbja erdhi si pasojë e pasivitetit, por që prmtoi se do të rikthehet.

“Është e vështirë për të kapërcyer pasivitetin. Goditjet me këmbëve ishin të mira nga Poirier. Goditja në muskulin e ulët ishte shumë e mirë. Këmba ime ishte e vdekur. Unë nuk isha rehat siç ishte e nevojshme. Dustin ishte një luftëtar. Unë duhet ta pastroj atë dhe të kthehem. Kam nevojë për aktivitet. Ju nuk shpëtoni duke qenë joaktiv në këtë garë. Unë do të riorganizohem” – theksoi pas meçit Conor McGregor.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT TË NAPOLIT NË DILEMË/ Oferta e klubit kampion vë në dyshime Lorenzo Insignen

Delo.autor

1 MILIONË DOLLARË DREJT MESSIT/ Argjentinasit i vjen oferta marramendëse për mantelin që veshi në finalen e Botërorit

F.autor

POLEMIKA PAS HUMBJES ME GOLEADË/ Mbappé “shpërthen”: Ndeshja shkoi si mos më keq, por jo në…

Delo.autor

Leave a Comment