Futboll Sport

E TRISHTË NË PORTUGALI/ Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta futbollisti 24-vjeçar (VIDEO)

Një lajm i dhimbshëm është raportuar ditën e sotme nga Portugalia. Futbollisti 24-vjeçar Aleks Apolinario ka ndërruar, pas sulmit në zemër që pësoi disa ditë më parë, teksa ishte duke luajtur me skuadrën e tij.

24-vjeçari u shemb në fushë gjatë ndeshjes mes Alvercës dhe Almerias në Ligën e Tretë të Portugalisë. Ai u transferua me urgjencë në spital, teksa nuk arriti të fitonte betejën me jetën. Në një moment u tha se gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por fatkeqësisht zemra e Apolinarios pushoi ditën e sotme.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u konfirmua nga klubi portugez i Alvercës nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku shkruhej:

“Me keqardhje të thellë ju informojmë se këtë mëngjes, sipas informacionit të siguruar nga stafi mjekësor i Spitalit Villa Franca de Cira, futbollistë ynë Aleks Apolinario vdiq. FC Alverca do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij. Në këtë moment zie, të gjitha aktivitetet e klubit anulohen”, njofton klubi.

Related posts

SHKARKOHET EGBO/ Ish-kapiteni i Tiranës favorit për të marrë drejtimin e bardhebluve

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Do jetë STADIUMI më I SHTRENJTË në botë, por ngjason me një WC

Isa.Autor

EKIPI I PARË I BËN NDER YLLIT TË KOMBËTARES/ Ja kur pritet të debutojë Rei Manaj me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment