Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EDI REJA MERR LAJMIN E MIRË/ Dëmtohet ylli i Anglisë, mund të humbasë ndeshjen me Shqipërinë

Një lajm i mirë për trajnerin Edi Reja mund të vijë nga klinikat e specializuara në Londër. Së fundmi, në ndeshjen e fundit të Totenhemit, sulmuesi anglez, Herri Kejn, është dëmtuar në të dyja kaviljet e tij.

Njëra prej tyre mësohet se ka edhe shqetësimin më serioz, pas një goditjeje të marrë nga Tiago Alkantara, e cila mund ta detyrojë sulmuesin të qëndrojë jashtë fushave edhe më shumë sesa gjashtë javë.

Thënë ndryshe, Kejn do të mungojë jo vetëm në muajin shkurt, por me gjasë edhe më shumë sesa gjysma e muajit mars. Shqipëria do të presë Anglinë në “Air Albania” më 28 mars, kohë në të cilën Kejn mund të jetë në limite, nëse do ta arrijë që të jetë i gatshëm ose jo. Një mungesë e bomberit anglez do të ishte një lloj lehtësimi për Shqipërinë.

Related posts

U NGRITI ZËRIN DREJTUESVE TË JUVENTUS S’PRANOI IZOLIMIN/ Mediat italiane zbulojnë prapaskenën e bujshme me CR7

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA ME DORTMUND/ Griezmann kërkon kohë për t’u kuptuar në fushë me “Pleshtin” dhe Suarezin

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Katër skuadra në duel, ja shteti ku do të luhet…

Delo.autor

Leave a Comment