Futboll Seria A Sport

“ËSHTË NJË SFIDË E RËNDËSISHME, POR…”/ Vieri analizon Inter-Juventus dhe zbulon lojtarin që i ngjan më shumë

Interi do të luajë të mërkurën në Artemio Franchi kundër Fiorentina-s në Kupën e Italisë, por mendja e tifozëve zikaltër është te sfida e së dielës në mbrëmje në kampionat kundër Juventus-it.

Një fitore kundër bardhezinjve mund t’i jepte një shtysë të madhe Antonio Conte-s dhe lojtarëve të tij, që vijnë nga dy ndeshje jo shumë të mira kundër Sampdoria-s dhe Roma-s.

Për super sfidën e Serisë A ka folur edhe ish-ylli i dy skuadrave Christian Vieri:

“Është një ndeshje e rëndësishme, por në lojë janë vetëm tri pikët dhe skuadra që do të humbasë do të vazhdojë të luftojë për titullin deri në fund”.

“Kampionati është i hapur me shumë skuadra që janë forcuar dhe kanë objektivin që të ulin Juventus-in nga froni”.

“Lojtari që më ngjan më shumë? Lukaku. Jemi shumë të ngjashëm, të më dhenj fizikisht dhe mëngjarash”.

Related posts

VIDEO/ Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, gol dhe asist me fanellën e Çikagos

F.autor

Shqipëri-Norvegji,/ Nordikët kalon në avantazh

Sadik.Autor

SPANJA “MBRETI” I MERKATOS SË VERËS/ Ja shifrat e shpenzuara në 5 ligat kryesore të Europës

Delo.autor

Leave a Comment