Futboll La Liga Sport

FITORJA E KATËRT RADHAZI// Barcelona mposht Elche pa “Pleshtin” dhe ngjitet në vendin e katërt

Barcelona ka bërë detyrën në transfertë kundër ekipit të Elches duke fituar 0-2. Një sfidë ku trajneri Ronald Koeman nuk kishte kapitenin Messi, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit.

Katalanasit arritën të marrin 3 pikët me një gol në çdo pjesë loje. Ishte mesfushori Frenkie de Jong që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 36′. Mesfushori holandez rikthehet te goli pas shumë kohësh dhe tregon se ka vlera. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë u kontrollua nga Barcelona, por nuk arriti të siguronte fitoren deri në minutën e 89′. Puig dërgoi topin në rrjetë për 0-2. Sulmuesi i shumëkritikuar gjeti rrjetën vetëm pas 2 minutash në lojë, sërish me pasimin e De Jong.

Related posts

MERKATO E VERËS/ PSG-ja nuk ndalet me goditje e mëdha, tenton të marrë yllin e Kampionit të Botës….

Delo.autor

“Corriere dello Sport” dhe “Daily Mail” zbulojnë trajnerin e ri të Chelsea

Sadik.Autor

TALENTI PREMTUES/ Gerrard e çon nipin e talentuar tek Liverpool, tërbohet City…

Isa.Autor

Leave a Comment