Futboll Shqipëri Sport

GOL IDENTIK ME UZUNIN/ Mesfushorit shqiptar i mjaftojnë 7 minuta në fushë për të shënuar nga faulli (VIDEO)

Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija arriti të shënonte golin e dytë sezonal në Bundesligën 2 me skuadrën e tij Hanover. 22-vjeçarit i mjaftuan 7 minuta lojë në fushë për të shkundur rrjetën ndaj Nurenbergut. Lojtari i “Dardanëve” ekzekutoi bukur goditjen e dënimit në afërsi të zonës së rreptësisë.

Goditja e tij nuk i dha asnjë mundësi portierit kundërshtar, edhe pse fluturoi lart për ta frenuar. Sfida përfundoi me fitoren 2-5 të Hanoverit. Muslija u aktivizua në minutën e 65-të dhe shënoi në minutën e 72-të.

Edhe pse ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Gjermanisë, Muslija zgjodhi të përfaqësonte atdheun e prindërve të tij.
Një gol të ngjashëm dje shënoi dhe sulmuesi i Shqipërisë Myrto Uzuni në kampionatin hungarez me Ferencvaroshin.

Related posts

E fundit/ PSG heq dorë nga Donnarumma, Raiola del ‘bllof’ me presionin ndaj Milanit

Q.Autor

MERKATO E ÇMENDUR/ VIDAL nuk mjafton, Barça përgatit SUPER blerjen

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ecclestone këshillon Mick Schumacher: Ja çfarë i nevojitet që të shpallet kampion

Delo.autor

Leave a Comment