Bundesliga Futboll Sport

FRYMËZIMI I YLLIT TË DORTMUND VJEN NGA SERIE A/ Talenti Haaland: Është një shembull, një makinë

Erling Haaland ka folur për faqen zyrtare të Bundesliga-s në lodhje me sezonin e tij të parë të kaluar në kampionatin gjerman.

“Si ka shkuar viti i parë? Le të themi se ka ndodhur gjithçka shumë shpejt edhe pse në disa aspekte ka qenë i ngadaltë”, ka thënë ylli i Borussia Dortmund.

“Qëkur kam nënshkruar për Borussia-n, gjërat kanë qenë pak të çuditshme. Kemi qëndruar të ndalur dhe të mbyllur për shkak të karantinës”.

“Nuk e dinim se çfarë do të ndodhte, por kam qenë gjithsesi me fat që kam luajtur përpara Murit të Verdhë dhe tifozëve. Shpresoj ta bëj përsëri shumë shpejt”.

“Shumë rekorde? Po, është e vërtetë, por objekti im është të fitoj trofe me skuadrën. I vlerësoj çmimet individuale si Golden Boy, por dua të fitoj tituj”.

Në lidhje me ushqimin dhe disa sekrete: “Cristiano Ronaldo, një model edhe për s ai takon ushqimit? Kam lexuar diçka në lidhje me dietën e përbashkët, por nuk e di nëse është e vërtetë”.

“Unë kam planin tim dhe ndjek gjërat e mia me personat rreth meje. Kështu që nuk është diçka që e bëj saktësisht si ai. Edhe pse nuk e di si ia bën ai”.

“Gjithsesi, Cristiano Ronaldo është një frymëzim i madh për të gjithë ne dhe mjafton ta shikosh. Është një makinë”.

Related posts

Messi humb mundësinë e katërt. Në Katar do të jetë 35 vjeç

Sadik.Autor

EKSKLUZIVE/ Ervin BAKU: Skënderbeu favorit për titullin, DERBI do jetë “zjarr”. Panucci nuk është…

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Malmo-Juventus. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment