Futboll Sport

E TRISHTË/ Humb jetën në moshën 37 vjeç Maksim Tsygalko, futbollisti më i fortë virtual i të gjitha kohërave

Futbollisti (virtual) më i fortë i historisë është ndarë nga jeta.

Emri Maksim Cyhalka ju thotë ndonjë gjë?

Ndoshta jo, sepse është më i famshëm për versionin “perëndimor” Tsygalko. Po, sepse Maksim (Maxim në lojë…) ka qenë sulmuesi ideal i shumë skuadrave në Championship Manager, paraardhësi i Football Manager-it aktual, një nga video-lojërat e futbollit më të famshme në botë.

“I vetmi që ka arritur në 2 mijë gola në karrierë”, siç është bërë e ditur në faqet e Football Manager pak kohë më parë.

Tsygalko-Cyhalka përmirësohej gjithmonë e më shumë në lojën virtuale, duke u bërë një super goditje në merkato për çdo klub të Europës. Kështu që të gjithë ata që luanin nxitonin ta blinin.

Vetëm se golat ishin virtuale, ndërsa Cyhalka i vërtetë, lojtar premtues i Dinamo Minsk me një vëlla binjak portier, ka qenë i detyruar të tërhiqet në moshën 23 vjeç për shkak të dëmtimeve të shumta.

Pasi ka varur këpucët në gozhdë, është marrë me prodhimin e dritareve për shtëpi.  Dhe të premten, në ditën e Krishtlindjes, ka vdekur në moshën 37 vjeç për shkaqe që akoma nuk dihen, sipas mediave bjelloruse.

Related posts

PLAS SKANDALI/ Demokracia e ÇËNUAR tek “TOPI I ARTË”, fshihet sondazhi për tifozët

Isa.Autor

RIKTHIMI NË PËRFAQËSUESE/ Abazaj: Ftesa më lumturon, në Belgjikë mësova…

Delo.autor

FLET LEGJENDA/ “MILANIT tim s’i duhej trajneri, ishte një ekip i shkëlqyer”, tani janë bër si…

Isa.Autor

Leave a Comment