Futboll Sport Të tjera

GATI 1 VIT NGA VDEKJA E KOBE BRYANT/ Bashkëshortja e basketbollistit prek me postimin: Të duket sikur nuk je gjallë…

Po bëhet plot një vit nga aksidenti tragjik me aeroplan, ku humbi jetën legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna. Në aksidentin e 26 janarit të vitit 2020 ndërruan jetë edhe 7 persona të tjerë.

Teksa ditët kalojnë, bashkëshortja e basketbollistit ka zbuluar se ku e ka gjetur forcën dhe arsyen për të jetuar gjatë kësaj periudhe të trishtuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vanessa Bryant , ka dhënë një këshillë të vyer për ndjekësit e saj.

Gati 1 vit nga vdekja e Kobe Bryant, bashkëshortja e basketbollistit prek

“Më lini të jem e vërtetë. Hidhërimi është një tufë emocionesh të ngatërruara. Një ditë ti je duke qeshur dhe të nesërmen të duket sikur nuk je gjallë. Dua t’ju them njerëzve që po luftojnë me dhimbjen dhe humbjen zemërthyese. Gjeni arsyen tuaj për të jetuar. E di që është e vështirë. Unë shikoj vajzat e mia dhe përpiqem ta shtyj atë ndjenjë vetëm për to. Vdekja është e garantuar, por të jetuarit pjesën tjetër të ditës nuk është. Gjeni arsyen tuaj”, ka shkruar Vanessa në një postim në Instagram.

Gati 1 vit nga vdekja e Kobe Bryant, bashkëshortja e basketbollistit prek

Kujtojmë se Kobe Bryant la pas 3 vajza, për të cilat po përkujdeset Vanessa, Natalia Bryant 17 vjeçe, Bianka 4 vjeçe dhe vogëlushen 18-muajshe Capri.

Gati 1 vit nga vdekja e Kobe Bryant, bashkëshortja e basketbollistit prek

Gati 1 vit nga vdekja e Kobe Bryant, bashkëshortja e basketbollistit prek

Related posts

Manchester United 70 milionë euro për Dybalan, Juventus reziston

Q.Autor

GJESTI PREKËS/ Ish-kampioni i Botës i dhuron palcën kurrizore të bijës për t’i shpëtuar jetën (FOTO)

Delo.autor

“ÇFARË MUND TË BËSH PËR 7 MINUTA?” Levante tallet keq në rrjetet sociale me Barcelonën pas fitores (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment