Futboll Seria A Sport

“GJEJ VETEN SHUMË KOMOD ME SKEMËN 4-2-3-1″/ Mesfushori Kessie optimist: Gati të luftojmë në tri fronte

Me 6 gola dhe paraqitje të mëdha në seri, Frenk Kesi është një nga liderët e Milanit kryesues të Serisë A. Lidhur me pozicionin e tij brenda grupit kuqezi, afrikani ka thënë:

“Po bëj katër vite te Milani dhe e gjithë kjo kohë më bën ndër më të vjetrit e ekipit. Në fushë mundohem të jap më të mirën dhe më duhet të pranoj se në skemën 4-2-3-1 e gjej veten shumë komod”.

I duhet edhe një realizim për të barazuar rekordin e golave te Milani, por mesfushori shpreson të shënojë më tepër se shtatë herë gjatë sezonit aktual dhe 11-m e shënuar po e ndihmojnë në këtë aspekt. “Më vjen mirë që Ibra m’i la penalltitë, por nëse e ndien, mund t’i godasë ai përsëri.

Sulmuesit ndonjëherë kanë nevojë të shënojnë. Jemi një grup që sakrifikohemi, ndaj edhe kemi këto rezultate. Renditja na bën të besojmë te titulli, por synimi ynë kryesor është Champions-i. Gjithsesi do të tentojmë deri në fund në të gjitha frontet”, përfundoi Kesi.

Related posts

FLET KIELINI/ Kapiteni tregon lojtarin vendimtar për Juventusin, nuk është Ronaldo por…

Isa.Autor

Fitoi Championsin e tretë radhazi, por Reali po programon revolucion…

Sadik.Autor

FITORE ME SHERR/ “Demat” mundin Flamurtarin me Hebajn dhe gjyqtarin

Delo.autor

Leave a Comment