MMA Sport

HUMBJA NDAJ DUSTIN POIRIER PRISH PLANET E IRLANDEZIT/ Trajneri i McGregor: Nëse nuk zhvillon triologjinë, atëherë do të kalojë nga kafazi në…

Humbja e Conor McGregor ndaj Dustin Poirier në eventin UFC-257, tri ditë më parë në Abu Dhabi, ka prishur disi planet e irlandezit. Pas duelit, ai konfirmoi se do të jetë aktiv, duke lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen.

Trajneri i tij, John Kavanagh, në një deklarët për mediat jep më shumë detaje në lidhje me të ardhmen e McGregor. “Po bisedon dhe ngacmon të gjithë në UFC për të zhvilluar një tjetër duel me Dustin”, tha Kavanagh për ESPN.

Dy sportistët kanë dueluar edhe disa vite më parë (UFC-178), me McGregor që fitoi ndaj Poirier, ndaj ata janë në barazim 1-1. Për këtë arsye, irlandezi kërkon të zhvillojë triologjinë në kafaz.

“Ne e dëshirojmë revanshin dhe mendoj se edhe Dustin nuk është kundër. Nëse do të na jepej mundësia që kjo sfidë e tretë të zhvillohet para verës do të ishte fantastike. Nëse jo, atëherë Conor mund të kalojë në ring për një duel boksi”, tha Kavanagh.

Related posts

11 VITE PRITJE! Milani shpallet KAMPIONE e Italisë, zbret nga froni Interin

F.autor

PËRBALLJA NDAJ BAYERN MUNICH/ Zëdhënësja për shtyp e skuadrës serbe provokon sërish me veshjen e saj (FOTO)

Delo.autor

DEL PIERO kujton 25-vjetorin e debutimit dhe rrëfen: RONALDO është si LEGJENDA e…

Isa.Autor

Leave a Comment