Futboll Seria A Sport

I MJAFTON 1 MINUTË PËR TË SHËNUAR/ Po shkëlqen tek Lazio, ja vlerësimi dhe nota për sulmuesin Muriqi…

Sulmuesi i Kosovës dhe Lacios, Vedat Muriqi po kalon momentin më të mirë që kur është transferuar në Itali. 26-vjeçari ka shkëlqyer në 4 ditët e fundit duke shënuar dy gola ndaj Atalantës (Kupë e Italisë dhe Seria A). Ndryshe nga sfida e kaluar ku ishte titullar, Muriqit i mjaftoi vetëm një minutë lojë për të ndëshkuar bergameskët.

Për paraqitjen në 10 minuta në fushë, ish-futbollisti i Fenerbahçes u vlerësua me notën 7.4 nga “Sofa Score”. Goli i tij i dha qetësinë Lacios duke siguruar 3 pikë të rëndësishme në kampionat.

Me dy golat e tij të parë me fanelën bardhekaltër, Muriqi ka arritur të përmbysë kritikat kundër tij.

Related posts

PËSOI DËMTIM NDAJ TOTTENHAM/ “Topçinjtë” marrin lajmin e keq, ja kur do të rikthehet Granit Xhaka në fushë…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Marseille zëvendëson Balotellin me një tjetër “të çmendur”… (VIDEO)

Delo.autor

DERBI/ City “kapitullon” United, Mahrez shënon golin e tretë (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment