Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-GENOA/ Nuk ndodh nga viti 1939, në Kupën e Italisë reziston një tabu 82-vjeçare

Fundjava e nxehtë e Serisë A do të paraprihet nga ndeshjet e 1/8- ave të Kupës së Italisë (ky raund është me eliminim direkt), ku Juventusi do të presë në “Allianz Stadium” Xhenoan, sot në mbrëmje në orën 20:45. Edhe pse në letër mund të duket një duel i lehtë, kuriozitetet rreth kësaj sfide nuk mungojnë. Në Torino, këto dy skuadra janë ndeshur gjashtë herë (ndërsa në total 11 herë, 8 fitore të Juves, 2 barazime dhe 1 sukses i Xhenoas), ku pavarësisht pesë sukseseve të “Zonjës së Vjetër”, në të parën përballje, e cila daton më 6 prill 1939, ishte Xhenoa që i bënte një surprizë negative Juventusit, duke e mposhtur dhe eliminuar atë.

Nga ajo datë ligurët nuk kanë parë më festë me sy në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Itali, ndërkohë që përballja e fundit në Kupë, e luajtur në dhjetor të vitit 2017 përfundoi 2-0 për bardhezinjtë, me Paulo Dibalën që zhbllokonte takimin ndërsa dyfishimin e vuloste Gonzalo Higuain, me asist të numrit 10 bardhezi. Por nëse zgjerojmë argumentin e përballjeve mes Juventusit dhe Xhenoas, kundrejt 82 viteve që kuqeblutë nuk njohin fitore në Kupë, edhe në kampionat situata nuk është më optimiste. Kjo, pasi për herë të fundit, Xhenoa ka bërë festë në Torino në vitin 1991, në kampionat, fitore pas së cilës Juventusi nuk ka humbur më në 20 përballjet e tjera, në të gjitha kompeticionet (16 fitore dhe 4 barazime).

Duke u rikthyer te Kupa e Italisë, precedentët flasin qartë edhe për historinë e dy rivaleve të sotme në këtë kompeticion. Juventusi është skuadra që kalon fazën e 1/8-ave të finaleve prej 13 vitesh radhazi, me eliminimin e fundit që daton në 2004-2005, nga Atalanta. Ndërsa Xhenoa është totalisht e kundërta e “Zonjës së Vjetër”, pasi prej 12 sezonesh me radhë nuk arrin të kalojë kurrë përtej 1/8- ave. Hera e fundit që kuqeblutë nga krahina e Ligurias janë kualifikuar për në çerekfinale ka qenë në sezonin 1991-1992, por më pas eliminoheshin nga Piza.

Related posts

DUHET TË BINDI GASPERININ/ Gjimshiti në rrezik, tek Atalanta duan mbrojtës

Isa.Autor

FSHF ME NJOFTIM ZYRTARE/ Shtyhen ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Delo.autor

SFIDA NDAJ CHELSEA-T NË GJYSMËFINALEN CHAMPIONS/ Pengu i Guardiola-s: Do të kisha dashur ta shijoja më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment