Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

JUVENTUS-SPAL/ Ronaldo nis nga stoli, “Bardhezinjtë” kërkojnë biletën për në gjysmëfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Juventusi do të kërkojë sot në mbrëmje, në orën 20:45, të avancojë për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, teksa përballë do të kenë SPAL-in. Formacioni i Serisë B, porta e të cilit mbrohet nga Etrit Berisha do të provojë që të bëjë surprizën e madhe në “Allianz Stadium”, pasi eliminoi Sasuolon në 1/8-at. Portieri i Kombëtares shqiptare është pa dyshim njeriu tek i cili SPAL-i do të mbështesë shpresat më të mëdha, duke qenë se është detyra e “gardianit” që të ulë qepenin e portës përballë “armatës” bardhezi, por në të njëjtën kohë ai ka edhe një precedent që i buzëqesh, kur bëhet fjalë për Kupën e Italisë.

Më 30 janar 2019, në Bergamo luheshin sërish çerekfinalet e trofeut të dytë italian, ku Etrit Berisha, atëherë pjesë e zikaltërve, jo vetëm që stoponte çdo tentativë të Kristiano Ronaldos me shokë, por në të njëjtën kohë Atalanta i jepte një leksion të vërtet futbolli “Zonjës së Vjetër”, që në atë periudhë drejtohej nga Masimiliano Alegri dhe i eliminonte. Berisha ishte ai që tërboi më shumë se kushdo tjetër yllin portugez, duke i ndalur çdo tentativë që ai provoi dhe ndoshta pse jo, sot në mbrëmje mund të luhet akti i pestë mes tyre.

Mbrëmjen e sotme, Kristiano Ronaldo do ta nisë nga stoli ndeshjen me SPAL-in. Gjithsesi, nëse gjërat bëhen të vështira për Juventusin, sigurisht që Berisha do të rigjejë përballë portugezin, ndaj të cilit përveç ndeshjes së kupës ku e ka mundur numëron edhe tri përballje të tjera në kampionat, në të cilat Ronaldo i ka shënuar gjithmonë shqiptarit.

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS (4-4-2): Bufon; Demiral, De Ligt, Dragusin, Frabota; Bernardeski, Fagioli, Rabit, Ramsej; Kulusevski, Morata.

SPAL (3-4-2-1): Berisha; Ranieri, Vikari, Okoli; Dikman, Misiroli, Esposito, Sernikola; Brinjola, Sek; Flokari.

Related posts

Juventus gjen pasardhësin e Buffon te Barcelona

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Mesfushori Lorenco Vila: Të japim gjithçka që kemi dhe…

Delo.autor

PARTIZANI GJEN KUNDËRSHTARIN E RADHËS/ “Demat e Kuq” masin forcat me ekipin e Kategorisë së Parë…

Delo.autor

Leave a Comment