Futboll Sport

“KEQARDHJA IME E VETME NUK…”/ Vazhdon lufta në fushë dhe rrjetet sociale, spanjolli i OM e quan “plehrë” Neymar (VIDEO)

Grindja midis mbrojtësit të Marseille, Alvaro Gonzalez, dhe sulmuesit të PSG, Neymar, vazhdoi të mërkurën, me spanjollin që e quajti brazilianin “plehrë” në Twitter, pasi skuadrat u ndeshën në finalen e Superkupës së Francës. Trajneri Mauricio Pochettino fitoi trofeun e tij të parë me parizienët, teksa Mauro Icardi dhe Neymar shënuan për kryeqytetasit, ndërsa Dimitri Payet ngushtoi disavantazhin për marsejezët.

Neymar dhe Gonzalez kanë një histori, që buron nga incidenti i ndeshjes së shtatorit, në të cilën braziliani u përjashtua me karton të kuq për shuplakën ndaj spanjollit, në pjesën e pasme të kokës. Pas ndeshjes, Neymar akuzoi spanjollin për bërjen e komenteve raciste ndaj tij, duke shkruar në Twitter: “Keqardhja ime e vetme nuk është goditja e këtij gomari në fytyrë”.

Gonzalez, ndërkohë, mohoi pretendimet e Neymar, duke thënë se braziliani kishte nevojë “të mësonte si humbitet dhe ta pranonte këtë në fushë”. Pas një hetimi, Federata Franceze e Futbollit njoftoi se as Neymar dhe as Gonzalez nuk do të përballen me ndonjë dënim shtesë për incidentin.

Të dy lojtarët do të përplaseshin përsëri në fushë të mërkurën, me Gonzalez që bëri faull ndaj Neymar disa herë, duke përfshirë një incident, kur i vuri duart në fytyrën e brazilianit. Pas ndeshjes, Neymar shfrytëzoi rastin për ta sulmuar Gonzalez në Twitter, duke postuar një fotografi drejtuar mbrojtësit.

Gonzalez do të përgjigjej shpejt, duke shkruar: “Prindërit e mi gjithmonë më mësuan t’i hedh plehrat. Përpara gjithmonë OM”. Ndryshe nga takimi i shtatorit, të cilin Marseille e fitoi 1-0, PSG triumfoi mbrëmë për t’i dhënë Pochettino një trofe në vetëm javën e tij të dytë si trajner aty.

Debati virtual, Neymar: Të bëra të famshëm
Përmes rrjeteve sociale, Neymar nisi provokimin. Në Twitter, braziliani postoi një foto të tij nga festimi i fitores së Superkupës, mbrëmë. Nga ajo “cicërimë” shpërtheu “lufta virtuale” midis dy lojtarëve. Alvaro ka publikuar foton e goditjes në kokë, duke shkruar: “Prindërit e mi më mësuan t’i hedh plehrat”. Neymar u përgjigj: “Por ata nuk të mësuan se si të fitosh trofe”. Në atë moment, mbrojtësi spanjoll postoi një foto të Pele me tri Kupat e Botës që fitoi, duke shkruar: “Ju gjithmonë do të jeni në hijen e tij”. Fjala e fundit, megjithatë, u tha nga ish-ylli i Barcelonës: “Dhe ti në hijen time, të bëra të famshëm… Je i mirëpritur”.

Imagen

 

Related posts

Botërori i Atletikës, zhgënjen atletja Luiza Gega

Sadik.Autor

MBROJTJE E FRIKSHME/ Real Madrid arrin një rekord historik në La Liga!

Delo.autor

TREGON PËR PROBLEMET E TIJ ME DEPRESIONIN/ Ish-bomberi anglez: 5 vitet e fundit kanë qenë një mu* për mua

Delo.autor

Leave a Comment