Futboll La Liga Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Zbulohet merkatoja e Barcelonës, ja 3 emrat që do trajneri Koeman në skuadër…

Barcelona po mendon për merkaton dhe ka pikasur 3 lojtarët që do të afrojë. Trajneri Ronald Koeman ka dhënë miratimin e tij dhe janë dy futbollistë që i njeh mirë dhe një dëshirë e madhe e klubit spanjoll.

Mesfushori Georginio Wijnaldum është emri i parë që kërkohet me ngulm nga numri një i stolit.  30-vjeçari nuk ka firmosur ende rinovimin me ekipin e “Redsave” dhe dëshiron të provojë një aventurë të re. 

Emri tjetër që përflitet për kalimin te skuadra katalanase është Memphis Depay. 26-vjeçari do prej kohësh të largohet, por në verë nuk u arrit një marrëveshje e tillë për shkak të problemeve ekonomike.

Nuk mund të mungonte në këtë listë dhe Eric Garcia. Një dashuri e madhe për drejtuesit e klubit, pasi shohin tek ai Piquen e ri. Garcia nuk ka rinovuar me Manchester City-n.

Related posts

“TIRONA KAMPIONIA”/ Kampionët e Superiores i kujton derbin 5-1 Partizanit në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

“BUFFON EGOIST DERI NË FUND”/ Ish-portieri i Lazios: Keni fituar gjithçka, na lini diçka edhe neve…

Delo.autor

Gattuso: Jo i brengosur për golat e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment