Futboll Seria A Sport

“KRITIKA ËSHTË VITAMINA JONË”/ Kessie gati për trofe me “kuqezinjtë”: Titulli nuk mund të jetë tabu për Milan-in sepse…

“E ka radhën Kaljari, të tjerat nuk kanë rëndësi”. Është kjo mendësia e Frenk Kesit që përveç nofkës “Presidenti”, te Milani ka marrë dhe një rol lideri në këtë sezon ku kuqezinjtë deri tani po dominojnë në kampionat, por edhe në Europë. Afrikani ka komentuar shanset e skuadrës për titull teksa për “Sportmediaset” ka deklaruar se:

“Titulli nuk është tabu dhe nuk ka përse të jetë sepse jemi Milani dhe historia flet për ne. Në një klub të tillë nuk mund të kesh siklet nëse përmend titullin apo trofetë.” 24-vjeçari ka pasur probleme me Piolin në fillim, por tashmë është një nga besnikët e trajnerit. Kesi pranon një raport të vështirë për t’u ndërtuar, por që tashmë nuk e ciflos dot asgjë.

“Trajneri na ka folur të gjithëve hapur dhe pas disa vështirësive fillestare çdo gjë u rregullua. Nuk ka asnjë shpjegim logjik, thjesht duam të falënderojmë këdo që beson te ne nëpërmjet fitoreve. Ky është arsyetimi ynë dhe parashikimet na motivojnë çdo ditë. Kritika është vitamina jonë dhe ajo që na bën të ecim përpara”, përfundoi deklaratën e tij mesfushori kuqezi.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Messi: Jam shkëputur nga gjithçka. Po shijoj këtë çmenduri të bukur…

Delo.autor

DO ME ÇDO KUSHT TË LARGOHET DHE KA ACARUAR TIFOZËT/ Zbulimi i Botërorit i kërkon Benfikës të mos e aktivizojë

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i Seria A ndryshon pronar, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

Leave a Comment