Futboll Seria A Sport

Asamoah përshëndet Juventusin: Largim i vështirë, faleminderit të gjithëve!

Pas gjashtë sezoneve të suksesshme është gati për t’i dhënë fund aventurën te Juventusi. Ky është Kwadwo Asamoah. Ganezi është tashmë një lojtar i lirë, por e ardhmja e tij tashmë është shkruar. Ekipi i tij i ardhshëm do të jetë Interi, me të cilin kaloi testet mjekësore të mërkurën. Mungon vetëm shpallja zyrtare e klubit zikaltër, që të sigurojë kontratën 3-vjeçare, me rreth 3.5 milionë euro në sezon.

Përmes një postimi në Twitter, Asamoah ka dashur të të përshëndesë kampin bardhezi: “Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa e vështirë ishte për ta marrë këtë vendim, sepse jam jashtëzakonisht krenar për vitet e kaluara këtu dhe që kam qenë pjesë e Juventusit. Çdo person i vetëm në këtë klub do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, nga shokët, trajnerët, i gjithë personeli dhe sidomos tifozët fantastikë.

Edhe pse Juventusi më ofroi një kontratë të re, edhe pse me respekt të madh për klubin dhe për të gjithë ju, kam vendosur të ndërmarr një aventurë të re, diku tjetër. Do të jetë shumë e vështirë për të luajtur kundër Juventusit në të ardhmen, por e marr këtë vendim në interes të familjes sime. Shpresoj që tifozët mund ta kuptojnë dhe ta pranojnë vendimin tim.

Të dy trajnerët e mi fantastikë, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte, gjithë stafet e tyre, dua t’i falënderoj nga zemra, sepse më bënë një lojtar më të mirë. Nuk mund të gjej fjalë për të falënderuar drejtuesit, që më sollën këtu nga Udinese.

Kjo eksperiencë e ka ndryshuar pozitivisht jetën time. Mbështetja e marrë nga tifozët gjatë lëndimeve ishte e pabesueshme. Kam një ndjenjë të thellë për këtë klub, të cilit gjithmonë do t’i jem mirënjohës”.

Related posts

ALARM TEK JUVENTUSI/ Ronaldo dëmtohet rëndë me Kombëtaren (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

FITORJA NË “NIKO DOVANA” NUK MJAFTON/ Teuta eliminohet nga Europa League

Delo.autor

“TELENOVELA”/ Osmani i shprehu besnikëri Shehit dhe përfundoi me… Shkëmbin

Isa.Autor

Leave a Comment