Futboll Kategoria Superiore Sport

LARGOHET NGA PARTIZANI/ Mesfushori Asani me fjalë prekëse: Lamtumirat janë të vështira, kam shumë për të… (FOTO)

Jasir Asani i ka prekur të gjithë me një postim të tij, kushtuar Besnik Feratit, i cili ditën e sotme mbylli bashkëpunimin me Partizanin.

Në postimin e tij, Asani shfaqet i prekur për këtë largim të mesfushorit dhe shokut të tij njëkohësisht, duke thënë më tej se është i bindur se në të ardhmen do të arrijë suksese. Gjithashtu Asani në fjalët e tij thotë se në një të ardhme do të jetë përsëri bashkë me Feratin.

“E kisha menduar se do të ishte e vështirë, megjithatë jam i bindur se me sukseset e tua ty do të ndjej më afër se kurrë. Gjithmonë lamtumirat janë të vështira, por kjo e jotja është vetëm një mirupafshim. Suksesi është i lidhur me veprimin dhe një djalë si ty asnjëherë nuk do të qëndrojë në vend.

Kam shumë fjalë për të thënë sepse një kampion si ty vetëm si i tillë përcillet. Një ditë do të jemi sërish së bashku. Mos u ndal kurrë drejt rrugës së suksesit, nuk je nga ata që je mësuar me situata të lehta, por vështirësitë e mëdha do të çojnë gjithmonë drejt majës. Faleminderit për gjithçka dhe sa më shumë sprint drejt më të mirës!”, shkruan Asani.

Related posts

DUELI PËR TITULL/ KLOPP i thur elozhe SARRIT: Ajo që ka bërë ai është e…

Isa.Autor

Atalanta e Berishës kërkon ta rrëzojë Juventusin për finalen e madhe, formacionet e mundshme

Q.Autor

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Dinamo “mbretëresha” e merkatos, ja të gjitha lëvizjet e kryera nga klubet…

Delo.autor

Leave a Comment