Futboll Seria A Sport

PROBLEMET TEK MILAN NUK KANË FUND/ Një tjetër titullar dëmtohet dhe rrezikon sfidën ndaj Torinos, ja emri…

Problemet te Milani duken sikur nuk kanë fund! Stefano Pioli u desh që të eksperimentonte ndaj Juventusit duke futur Calabrian si mesfushor qendre pasi 7 mungesa nuk janë pak.

Por, nëse Tonali rikthehet pas skualifikimit të marrë si pasojë e të kuqit, Hakan Calhanoglu mund të humbasë ndeshjen ndaj Torinos.

Turku, që e mbylli ndeshjen me Juventusin duke çaluar pak, sipas asaj që raportohet nga mediat e ndryshme italiane, ka pasur një problem të vogël në kavilje, një enjtje si pasojë e lojës.

Përjashtohet një mikrofrakturë për momentin, por rrezikon që të mungojë ndaj Torinos, të shtunën në “San Siro”. Gjendja e tij do të vlerësohet në 24-48 orët në vazhdim.

Sigurisht, nëse do të mungonte, do të ishte një tjetër goditje e madhe për kuqezinjtë, duke parë se ndaj Juventusit mungonin 7 futbollistë dhe nëse Calha i shtohet listës, pavarësisht rikthimit të Tonalit pas skualifikimit, do të ishin po shtatë.

Related posts

Aubameyang: Griezmann do largohet, mund të shkoj te Atletico

Delo.autor

LAJME TË KËQIJA PËR MILANIN/ Ja titullari që humbet sfidën ndaj Torinos

Delo.autor

“EC ATY SHQIPE”/ I dha pasaportën shqiptare, Rama konfirmon transferimin e Zhegrovës tek Juventus

F.autor

Leave a Comment