Sport

RRËFIMI TRONDITËS I TENISTES/ Carla Suarez Navarro: Jam me kancer, do të bëj 6 muaj kimioterapi (VIDEO)

Sporti i tenisit është tronditur nga rrëfimi i tenistes spanjolle Carla Suarez Navarro. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, tenistja 31-vjeçare, ka bërë me dije se është diagnostikuar me kancer.

Ajo konfirmon se do të nisë kimioterapinë, e cila do të zgjasë 6 muaj. Navarro, ish-numri 6 në botë, kishte programuar të tërhiqej nga sporti në fund të këtij viti, por tashmë ka “varur raketën” më herët për shkak të sëmundjes.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju bëj me dije se pak ditë më parë u diagnostikova me linfomën e Hodgkin. Duhet të bëj 6 muaj kimioterapi. Për momentin jam mirë, e qetë dhe e gatshme të përballem me çfarëdo situate që të më dalë përpara”, tha Navarro.

Related posts

ÇFARË PO NDODH ME LOJTARËT? Pas Ronaldos, edhe Locatelli i Italisë i jep goditje Coca-Colas (VIDEO)

Delo.autor

KRIZA PREJ COVID-19/ Presidenti i Serie A: Situata është e rëndë, liga do të humbasë 600 milionë euro

Delo.autor

35 VJETORI I RONALDOS/ Georgina merr të gjithë vemendjen me super urimin

F.autor

Leave a Comment