Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Juventus-Spal në “Allianz Stadium”. Rezultati 4-0

Juventusi do të kërkojë të avancojë për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, teksa përballë do të kenë SPAL-in. Formacioni i Serisë B, porta e të cilit mbrohet nga Etrit Berisha do të provojë që të bëjë surprizën e madhe në “Allianz Stadium”, pasi eliminoi Sasuolon në 1/8-at.

Portieri i Kombëtares shqiptare është pa dyshim njeriu tek i cili SPAL-i do të mbështesë shpresat më të mëdha, duke qenë se është detyra e “gardianit” që të ulë qepenin e portës përballë “armatës” bardhezi, por në të njëjtën kohë ai ka edhe një precedent që i buzëqesh, kur bëhet fjalë për Kupën e Italisë.

Mbrëmjen e sotme, Kristiano Ronaldo do ta nisë nga stoli ndeshjen me SPAL-in. Gjithsesi, nëse gjërat bëhen të vështira për Juventusin, sigurisht që Berisha do të rigjejë përballë portugezin, ndaj të cilit përveç ndeshjes së kupës ku e ka mundur numëron edhe tri përballje të tjera në kampionat, në të cilat Ronaldo i ka shënuar gjithmonë shqiptarit.

 

LIVE/ Juventus – Spal 4-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+5/ Juventus shënon golin e katërt falë Federico Chiesa.

MINUTA 79/ Juventus thellon shifrat me golin e shënuar nga Dejan Kulusevski.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 33/ Juventus dyfioshon rezultastin me golin e shënuar nga Gianluca Frabotta.

MINUTA 16/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

PSG “MBULON NE AR” MBAPPE! Klubi i ofron kontratën më të madhe në historinë e futbollit

F.autor

I THEU REKORDIN/ Maradona ka një mesazh special për Dris Mertens (VIDEO)

Delo.autor

BASTET/ Nis CHAMPIONSI: Ja ekipet pretendente, nuk janë JUVE e RAEL, as Barça por…

Isa.Autor

Leave a Comment