Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Vllaznia. Rezultati 0-0

Partizani-Vllaznia është supersfida që do të mbyllë siparin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore. “Demat e Kuq” do të kërkojnë fitoren për të rihapur kampionatin dhe për të ngushtuar diferencën me kryesuesit shkodranë.

Një triumf i skuadrës së Dajës ndaj Vllaznisë do ta ngushtonte në 6 pikë diferencën mes këtyre 2 ekipeve. Për sa i përket formacioneve zyrtare, Brdariç i ka besuar titullarëve të zakonshëm, ndërkohë te kryeqytetasit bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Çinarit që do të mbështet nga Asani, Bardhi dhe Melo.

 

LIVE: PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90+’ Aksion fantastik i Partizanit, terreni i rënduar para portës së Zogoviç i mohon golin e avantazhit Tedi Carës.

90′ Akordohet 3 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Ardit Hoxhaj, vendin e tij e merr Da Silva.

85′ Balta e krijuar në afërsi të vijës fatale i vjen në ndihmë skuadrës shkodrane, teksa topi më pas kontrollohet nga portieri Zogoviç.

83′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Melo në lojë Tedi Cara.

78′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Dilaver, vendin e tij e merr Arlind Kalaja.

77′ Broja nuk koordinohet siç duhet i lirë brenda zonës, pas harkimit të Asanit nga këndi. Një penallti në lëvizje që nuk u shfrytëzua nga mesfushori.

75′ Partizani kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha e lojës Çinari dhe Idrizaj, vendin e tyre e marrin Stenio Zhunior dhe Kote.

72′ Zgjatje vendimtare e portierit Zogoviç që i mohon një gol të sigurtë futbollistit Esat Mala.

66′ Zëvendësim i parë, largohet Demir Imeri te Vllaznia vendin e tij e merr Arsid Kruja.

64′ Ardit Hoxhaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Melos.

60′ Ardit Krymi dhe Enea Bitri ndëshkohen me karton të kuq nga gjyqtari Hamiti për përplasje brenda zonës teksa pritej të ekzekutohej një këndore.

53′ Ndërhyrje deçizive e Imamit, pas depërtimit të bukur të Hakajt nga e majta, i cili provoi të shërbente në qendër të zonës për Çinarin, por u ndal nga Imami.

51′ Goditja e parë nga këndi në pjesën e dytë i takon Partizanit, që e ka nisur në sulm ndeshjen.

46′ Menjëherë rrezikshëm Partizani, që krijon rast. Hakaj harkon me të majtën në zonë për Çinarin, por ky i fundit nuk arrin të kontrollojë dot topin.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Shkodranët lëshojnë terren në këto minuta, shumë topa të humbur nga skuadra e Brdariç.

43′ Jasir Asani është futbollisti i parë i ndëshkuar me kartonin e verdhë.

40′ Rrezikon Partizani në këto minuta. Zogoviç nuk merret vesh fillimisht me Adilin, përfiton aty Melo që provon më pas me një gjuajtje, por tentativa e tij ishte qendrore.

33′ Kordinim i bukur mes Çinarit dhe Asanit, ky i fundit provon të shërbejë për Melon brenda zonës, por braziliani nuk arrin ta devijojë dot topin.

30′ Rritëm i kënaqshëm në “Elbasan Arena” me të dyja skuadrat që sulmojnë dhe kundërsulmojnë në kërkim të golit të avantazhit.

26’ Protestojnë të kuqtë për një faull të Gurishtës ndaj Malës pranë kufirit të zonës së Vllaznisë, gjyqtari Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë…

24′ Kundërpërgjigjet Partizani me Çinarin, që provoi me një gjuajtje të bukur brenda zonës, por vendimtare ndërhyrja e Gurishtës.

 

19′ Sërish pranë golit skuadra shkodrane. Vendimtare ndërhyrja e Bitrit që i heq një mundësi të artë shënimi sulmuesit Dilaver.

15′ Ndizet sfida, nuk mungojnë duelet e shumta në mesin e fushës.

7′ Sërish rrezikshëm Vllaznia me Demir Imerin që provon me një predhë në hyrje të zonës, por qe sërish Alban Hoxha, ai që me grushtimin e tij, i mohoi golin shkodranëve.

5′ Pranë golit Vllaznia. Fantastike pritja e Alban Hoxhës, që i mohon golin e avantazhit shkodranëve, pas gjuajtjes së Krymit. Duartroket trajneri Brdariç.

3′ Nisje mjaft e mirë e Partizanit që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Vllaznisë, duke mos lejuar shkodranët të dalin në lojën e tyre.1′ Ka nisur supersfida në “Elbasan Arena”.

1′ Ka nisur supersfida në “Elbasan Arena”.

Related posts

E BUJSHME/ I pakënaqur në Manchester, për Ronaldon del në skenë Barcelona dhe PSG-ja

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi i Kosovës i jep një pikë ekipit të ri kundër Menemenspor (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Flet trajneri Cungu: Ndaj Tiranës luajmë për…

Delo.autor

Leave a Comment