Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Laçi. Rezultati 0-1

Ka startuar në orën 13:45 sfida mes Tiranës dhe Laçit e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Në këtë takim bardheblutë do të drejtohen nga Osmani, pas largimit të Nevil Dedes para ndeshjes.

Teksa Nevil Dede është larguar para ndeshjes së sotme nga pankina e Tiranës, në formacionin bazë të kampionëve të Shqipërisë, Riçard Danso merr vendin e Enes Kukës. Aktivizimi i Kukës si titullar nga Dede mësohet të ketë qenë arsyeja e përplasjes me presidentin Halili.

LIVE: TIRANA-LAÇI 0-1

KOMENTI LIVE: 

90+3′ Krijohet iluzioni i golit në stolin e Laçit, Deliu provon me një goditje të rrezikshme brenda zonës, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

90+2′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha e lojës Lushkja, vendin e tij e merr Ramos.

87′ Zëvendësim te Tirana, largohet Torasa, në vendin e tij Behirahç.

82′ Zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha Nuabueze, vendin e tij e merr Xhixha.

78′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Toli, vendin e tij e merr finlandezi Vayrynen.

72′ GOOOOOL LAÇI 0-1/ Fantastik Mentor Mazrekaj. Futbollisti i skuadrës kurbinase realizon një supergol nga goditja e dënimit, duke kalur në avantazh bardhezinjtë. Me një gjuajtje të kalibruar, 31-vjeçari e ka çuar topin në trekëndëshin e portës së Bekajt. 

66′ Kapiten i Ignjatoviç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toshevskit.

63′ Pranë golit Laçi me Ignjatoviç, gjuajtja e mbrojtësit me kokë par harkimit nga këndi, shkon ngjitur me shtyllën e portierit Bekaj.

59′ Zëvendësim te Tirana, largohet Danso, në fushën e lojës Kale, i cili rikthehet pas dëmtimit të gjatë, duke bërë debutimin për këtë sezon.

57′ Kundërpërgjigjet Tirana me Torasën që provon nga distanca, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

53′ Minuta mjaft të mira për Laçin, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Tiranës, por mungon saktësia para portës.

51′ Tjetër rast për kurbinasit, kësaj here ishte Shehu, gjuajtja e tij u ndal nga portieri Bekaj.

47′ Torasa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

46′ Nuabueze gjen rrugën e rrjetës, por goli i sulmuesit anulohet për pozicion jashtë loje.

46′ Starton pjesa e dytë,  Osmani largon nga fusha Vrapin, vendin e tij e merr Grent Halili.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Një tjetër mundësi për skuadrën e Laçit me Deliun, mesfushori provoi me një goditje brenda zonës, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

41′ Reagim i shkëlqyer, Bekaj shpëton skuadrën nga një gol i sigurtë. Pranë golit Laçi në këto minuta me Deliun, tentativa e tij u grushtua në këndore nga gardiani bardheblu.

39′ Kombinim i bukur mes Seferit dhe Muçit, por ky i fundit kapet në pozicion jashtë loje.

32′ Marku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Muçit, goditje dënimi për Tiranën. Provon talenti bardheblu, por gjuajtja e tij ndalet në murin mbrojtës.

31′ Danso provon nga distanca, por gjuajtja e tij është tërësisht e gabuar.

27′ Momente tensioni mes mbrojtësit Selmani dhe futbollistit të Tiranës Ernest Muçi.

23′ Pas konsultimit me asistentin, gjyqtari Xhaja ndëshkon me karton të verdhë Nuabuezen.

22′ Protesta të ashpra te stoli i Tiranës, pretendohet se Nuabueze ka goditur Tolin, duke e lënë të shtrirë në fushë.

17′ Jurgen Vrapi pengohet në zonën e Laçit. Tirana pretendon penallti, por për Xhajën gjithcka e rregullt. Moment i dyshimtë.

13′ E pabesueshme çfarë humbet Laçi me Mustën, i vetëm në zonën e 5 metërshit, futbollisti ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

7′ Tjetër tentativë e rrezikshme Tiranës, kësaj here ishte Seferi që provoi me një gjuajtje nga distanca, por topi shkoi mbi kuadrat.

1′ Tirana e nis menjëherë në sulm, Muçi del i vetëm para portës, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Sherri.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

MERR FUND DILEMA/ SADIKU do vetëm ZVICRËN, presidenti i klubit thotë fjalën e fundit

Isa.Autor

RIKTHEHET “NOTORIOUS” NË KAFAZ/ McGregor në formë, nis përgatitjet për revanshin ndaj Poirier

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Shkëlqeu në Superiore, Ish-lojtari i Tiranës transferohet tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment