Futboll Sport

Nga “BRSS” në “Rusi”/ Emri mbetet “ogur i zi” për organizatorët të cilët kanë dështuar në çdo Botëror

Të dyja skuadrat e ndeshjes hapëse të Botërorit nuk shihen si favorite për të përparuar në 1/16 finale, teksa rivalë të tjerë të grupit A janë Uruguaji dhe Egjipti, që posedojnë talentin individual dhe kolektiv, por, si gjithnjë, surprizat pritet të jetë në “vitrinë”.

Rusia do të jetë në kërkim për t’iu bërë përshtypje tifozëve të vet në shtëpi, duke patur më pak performancë në “Brazil 2014”, pasi u rrëzua në fazat e grupeve, pas një humbjeje ndaj Belgjikës dhe dështimit për fitore kundër Koresë së Jugut dhe Algjerisë.

Forma e saj në “Euro 2016” nuk ishte e mirë, duke marrë vetëm një pikë në fazat e grupeve, kundër Anglisë. Tashmë, Rusisë i jepet mundësia për të shpenguar veten, teksa Botërori do të luhet në shtëpinë e saj.

“Ne nuk mund të ndikojmë në të vërtetë në opinionet e njerëzve, por mund të shohim vetëm se çfarë lloj grupi kemi, – tha trajneri Stanislav Cherchesov. – Ne i kemi studiuar kundërshtarët tanë që nga dita e parë. Nuk ka ekipe të dobëta në asnjë prej grupeve. Loja e parë është e rëndësishme, kështu që do të caktojë tonin e vijimit të kompeticionit deri në njëfarë mase. Ne po përpiqemi të japim çdo gjë që kemi”.

Rusia, megjithatë, nuk ka kaluar kurrë nga fazat e grupeve në Kupën Botërore që nga shkatërrimi i BRSS dhe do të jetë në ankth për t’u përballur jo vetëm me tifozët e vet, por edhe me botën e futbollit.

Related posts

Nis aventura e Mancinit në stolin e Italisë

Sadik.Autor

BOTËRORI/ Hollanda “fluturon” në Doha, DY gola i japin triumfin e parë “tulipanëve”

F.autor

E ÇUDITSHME NË TURQI/ Ndeshja zhvillohet në -7 gradë dhe me sistem ngrohje

Delo.autor

Leave a Comment