Futboll La Liga Sport

“LOS BLANCOS” NË UDHËKRYQ/ Merkato e dështuar tek Real Madrid, 400 milionë euro s’bëjnë diferencën

Reali i Madridit është në udhëkryq. Situata është krijuar prej rezultateve të dobëta në javët e fundit (2 barazime dhe 1 humbje në 4 ndeshjet e fundit) dhe Zinedin Zidan ka vendosur që të luajë shpesh me të njëjtët futbollistë. Koha kur ai bënte rrotacion masiv dhe i vlerësonte të gjithë duket e largët. Trajneri francez e bëri këtë gjë në sezonin kur fitoi dopietën (titull dhe Champions).

Në stolin e tij kishte lojtarë si Hames, Isko, Varan (Pepe ishte titullar me Ramosin), Kovaçiç, Danilo, Vaskez, Morata. Tani duket sikur Zinedin Zidan nuk e kthen kokën pas në stol, edhe pse të ulur nuk janë pak, por 395 milionë euro investime. Të gjitha janë në ajër. Për fat të keq apo për gabim në strategjinë e afrimeve, vetëm Kurtua (35 milionë) dhe Mendi (48) kanë arritur të sigurojnë vendin e titullarit në skuadrën madrilene.

Tashmë janë 3 vera që Reali nuk ia ka dalë të forcojë formacionin titullar. Në vitin 2020 as nuk tentoi dhe riktheu nga huazimi vetëm Odegardin. Në merkaton e vitit 2019 u bënë goditje të mëdha në aspektin ekonomik si Hazard (100 milionë, pa llogaritur 40 bonuse), Joviç (60 milionë), Militao (50 milionë), Rodrigo (40 milionë), Reinier (30 milionë). Një vit më parë u afruan Vinicius (45 milionë), Odriozola (30 milionë), Mariano (22 milionë) dhe Brahim 17 milionë.

Asnjë nga emrat e mësipërm nuk ka dhënë garanci. Ka një të dhënë shumë të qartë. Gjashtë nga futbollistët që luajtën finalen e parë të Champions-it me Zidanin në vitin 2016 bëjnë akoma pjesë në formacionin titullar të Realit aktual: Karvahal, Ramos, Kasemiro, Kros, Modriç dhe Benzema.

Mund t’i konsiderojmë shtatë duke llogaritur edhe Vaskezin, i cili u fut në finale nga stoli. E kundërta ka ndodhur me lojtarët e afruar. Asnjëri nga 9 prej tyre nuk ka arritur të integrohet në formacionin tip të këtij sezoni. Drejtuesit janë në një moment delikat sepse këta futbollistë, që të gjithë bashkë kushtojnë afro 400 milionë euro, e kanë ulur vlerën e tyre në treg.

Hazard ishte 120 milionë, ndërsa tani është 50, Odriozola ishte 30 dhe tani është 10. Luka Joviç ishte 60 milionë, ndërsa tani është 20. Vinicius arriti për një moment 70 milionë euro, ndërsa tani vlen 40 milionë. Kjo do të thotë se planifikimi i merkatos në klubin madrilen duhet bërë më mirë dhe në të ardhmen të afrohen futbollistë të vlefshëm që mund të japin kontribut në skuadër.

Related posts

“AI ËSHTË LOJTAR I RËNDËSISHËM PËR NE”/ Alisson paralajmëron kundërshtarët: Salah është i uritur…

Delo.autor

FITUAN TITULLIN E 34 TË SPANJËS/ Nga Ramos te stadiumi dhe merkatoja, ja projekti i ri i Real Madridit

Delo.autor

ËSHTË “MËRYITUR” TE NAPOLI/ Edhe Liverpuli futet në garë për yllin e Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment